Konjufca uron Kurban Bajramin: Kjo festë na përkujton sakrificën e solidaritetin

Glauk Konjufca

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, u ka uruar të gjithë besimtarëve të fesë islame festën e Kurban Bajramit.

Kryeparlamentari ka thënë se Kurban Bajrami është festë që përkujton sakrificën e solidaritetin teksa ka uruar paqe, mirësi e begati.

“Sakrificë dhe solidaritet, këto na i sjell ndërmend Kurban Bajrami si falënderim për Krijuesin. Në këtë frymë, të gjithë besimtarëve myslimanë ua uroj këtë festë të bekuar! Uroj që në këtë ditë të shenjtë dhe përgjithnjë, në shpirtin e secilit të frymojë mirësia e përkujdesja, mirënjohja për çka kemi dhe zemërgjerësia ndaj atyre që nuk kanë”.

“Mesazhi i kësaj feste na fton të reflektojmë për të kuptuar thelbësisht vlerën e sakrificës si themel të bashkësisë shoqërore dhe njerëzore. Kjo ditë na tregon se shtrirja e dorës ndaj atyre më në nevojë mes nesh, e zgjeron shpirtin dhe ai gjen vetveten te kjo përfshirje barazitare, përkundër përjashtimit. Gëzim e shëndet, paqe, mirësi e begati në familjet tuaja!”, ka uruar Konjufca.

Shija e redaktorit

Distria Krasniqi ia siguron Kosovës medaljen e artë në Kroaci

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Grand Prixin që po mbahet në Zagreb të Kroacisë. Krasniqi ka vazhduar dominimin e plotë...

Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të nxënësit,...

Një epokë e re e të mësuarit ka nisur për nxënësit e klasave të para! Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të parë...

Panairi i Librit në Tiranë: “Dukagjini” me 50% zbritje, stenda...

Në Tiranë ndihet kudo aroma e librit! Panairi i 28-të i Librit në Pallatin e Kongreseve ka hapur dyert dhe, si çdo vit, Shtëpia...

Të fundit nga rubrika