Konjufca: VV nuk ka kurrfarë vote për Listën Serbe

Deputeti i VV-së, Glauk Konjufca, ka deklaruar se pas aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese është qartësuar se askush nuk ka të drejtë vetoje në konstituimin e Kuvendit.

Ai tha se të gjithë deputetët duhet të jenë të pranishëm dhe se Vetëvendosje nuk ka votuar asnjëherë për kandidatët e Listës Serbe. Konjufca shtoi se Dimal Basha, i zgjedhur kryetar i Kuvendit, ka legjitimitet dhe do ta udhëheqë mirë institucionin.

“Pas këtij aktgjykimi të plotë të Gjykatës Kushtetuese u bë e qartë se nuk ka kurrfarë te drejte te vetos të askujt në konstituimin e Kuvendit ky është përfundimi i parë i rëndësishëm. I dyti i rëndësishëm është që të gjithë deputetët duhet të jenë të pranishëm të votojnë. Dhe i treti është që Lëvizja Vetëvendosje nuk ka kurrëfarë vote për Listën Serbe asnjë të propozuarit. Kështu di të zhvillohet seanca mendoj që deputet marrin pjesë prej gjitha partive politike. Kur do të dështojnë të gjitha opinionet atëherë mbete i fundit Nenad Rashiq dhe zgjedhja e tij nuk është antikushtetuese. Kështu ka thënë aktgjykimi dhe kështu mendoj që do te ndodh. Sot ma merr mendja që do të përfundojnë të gjitha ju e dini që maksimalisht do te kishte 27 opsione që të votohen derisa të shterren propozimet e Listës Serbe besoj që më së miri është që kuvendi të mos e zgjas dhe të kryhet të gjitha sot”, ka thënë Konjufca.

Konjufca gjithashtu u shpreh se deputeti Dimal Basha, i cili tani mban postin e kryetarit të Kuvendit, është zgjedhur me legjitimitet dhe do ta udhëheqë mirë institucionin.

Ai është i propozuar i Vetëvendosjes është votuar nga gjithë ne, është zgjedhur me legjitimet mendoj që do ta udhëheq mirë kuvendin.

Shija e redaktorit

Mijëra dronë “Skydagger” mbërrijnë në Prishtinë, njofton Kurti: FSK po...

Kontejnerë që mbajnë mijëra dronë luftarakë kamikazë të markës Skydagger mbërritën sot në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”, njoftoi kryeministri në detyrë Albin Kurti. Sipas Kurtit,...

Përballja e madhe për Prishtinën: Rama, Çeku e Ismaili më...

Më 9 tetor, e enjte në Debat plus, do të zhvillohet një debat mes tre kandidatëve për kryetar të Prishtinës. Pjesëmarrjen e ka konfirmuar sot...

”Lufta e UÇK-së ishte një pelegrinazh”- Ish-komandant “Remi”: Në UÇK...

Rrustem Mustafa, ish-komandanti i UÇK-së për Zonën Operative të Llapit, është pyetur për Albin Kurtin nëse është veteran i UÇK-së, pasi ai e ka...

Të fundit nga rubrika