Konstituohet grupi i punës në Komisionin e Ligjeve

Grupi i punës është pjesë e dakordësisë së arritur mes mazhorancës dhe grupit parlamentar të PD-së për dhënien fund të bllokimit të kuvendit dhe ngritjen e 2 komisioneve hetimore të kërkuara nga opozita

Ditën e sotme është konstituuar grupi i punës në Komisionin e Ligjeve, ku do të diskutohen ligjet, të cilat kërkojnë 84 vota në Kuvend.

Grupi i punës përbëhet nga anëtarë të mazhorancës dhe opozitës.

Për Partinë Socialiste u ulën në mbledhjen e sotme në këtë grup pune Klotilda Bushka, Damian Gjiknuri dhe Toni Gogu.

Ndërsa opozita u përfaqësua nga deputetët Oerd Bylykbashi, Dhurata Çupi dhe Erisa Xhixho.

Grupi i punës është pjesë e dakordësisë së arritur mes mazhorancës dhe grupit parlamentar të PD-së për dhënien fund të bllokimit të kuvendit dhe ngritjen e 2 komisioneve hetimore të kërkuara nga opozita.

Në mbledhjen e fundit, Konferenca e Kryetarëve ra dakord që në Komisionin për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut, të krijohet hapësira dhe kushtet e nevojshme nëpërmjet një mekanizmi të barabartë dialogu mes shumicës dhe pakicës parlamentare, që në mënyrë transparente trajton me qëllim gjetjen e konsensusit, çështje që kërkojnë diskutim politik konstruktiv e gjithëpërfshirës, ligjet që kërkojnë shumicë të cilësuar dhe legjislacionin e nevojshëm për ecurinë e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

Shija e redaktorit

RTV Dukagjini ju uron Vitin e Ri 2026!

Me rastin e ndërrimit të motmoteve dhe hyrjes në Vitin e Ri 2026, RTV Dukagjini u përcjell urimet më të përzemërta të gjithë qytetarëve...

Prishtina feston me muzikë e fishekzjarrë, qytetarët tregojnë pritjet për...

Festa për pritjen e vitit të ri në sheshet e kryeqytetit ka nisur nga ora 18 e do të vazhdojë deri në orët e...

Presidentja Osmani uron qytetarët për Vitin e Ri 2026: Kosova...

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka përcjellë urimin e saj për Vitin e Ri 2026, duke theksuar rëndësinë e reflektimit për vitin...

Të fundit nga rubrika