Kontrata kolektive e arsimit, MASHT hesht për shkëputjen e saj në nëntor

Kontrata kolektive vazhdojnë të jenë problematike në Kosovë. Një të tillë tash e disa muaj e kanë Sindikata e Bashkuar e Arsimit. Ishte Ministria e Arsimit që shkëputi këtë kontratë njëanshëm në nëntor të vitit 2022 por që për fatin e saj edhe katër muaj pas nuk dihet. Nga ky dikaster nuk kanë kthyer përgjigje as për SBASHKU-në e as për televizionin Dukagjini tash e tri ditë

Më 21 mars janë bërë katër muaj që kur Ministria e Arsimit, ka marrë vendim për shkëputje të kontratës kolektive më sektorin e Arsimit, por edhe katër muaj pas heshtja vazhdon.

Ndonëse në shkresën e dërguar në nëntor të vitit 2022 në Sindikatën e Bashkuar të Arsimit, kjo Ministri kishte potencuar se kjo kontratë e nënshkruar në vitin 2021 nuk kishte legjitimitet pas ishte nënshkruar 30 ditë pas vendimit të Kushtetueses, e cila e dërgoi vendin në zgjedhje, kjo ministri nuk ka kthyer përgjigje për televizionin se çfarë do të ndodhë tutje më këtë sektor.

E përgjigje nga ky dikaster nuk ka marrë as vetë pala nënshkruese Sindikata e Bashkuar e Arsimit, të cilët thonë se mënyra se si është shkëputur kjo kontratë është e paligjshme.

“Ne i kemi propozuar Ministrisë së Arsimit që të formohet komisioni për pajtim, ne e kemi formuar atë komision dhe ia kemi dergu Ministrisë së Arsimit pasi ne jemi përgjigjur karshi vendimit të tyre por Ministria e Arsimit nuk na ka dhënë as një përgjigje, kjo le me kuptu se kontrata kolektive që është shkëputur nga Ministria e Arsimit është e paligjshme”, ka thënë Vjollca Shala nënkryetare e  SBASHKUT.

Se kjo shkëputje nuk mund të bëhet vetëm nga njëra palë e thonë edhe nga Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës.

Pikërisht që të parandalohen këto çështje, Atdhe Hykolli thotë se janë duke punuar për marrëveshjen e përgjithshme kolektive në nivel të Kosovës.

“Nuk kemi marrëveshje të shkëputura sektoriale pasi duhet të dakordohen të gjithë partnerët, ndërsa marrëveshja e përgjithshme kolektive është marrëveshje kombëtare në nivel të Kosovës, jemi i vetmi vend edhe në rajon edhe në Evropë që nuk e kemi këtë marrëveshje. Kjo marrëveshje ndërton formën e të punësuarit në Kosovë”, ka thënë Atdhe Hykolli-  Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës.

Këtë kontratë ndërsektoriale e kishte premtuar edhe vetë i pari i ekzekutivit, Albin Kurti në nëntor të vitit 2022.

Kontrata Kolektive i siguronte punëtorëve të arsimit mbulimin e shpenzimeve të udhëtimit për mësimdhënës, shpërblimin jubilar, kompensimin e shujtë dhe benefitet tjera.

Shija e redaktorit

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Komisionerja Kos: S’mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimi Europian, Marta Kos deklaroi se nuk mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën, duke e cilësuar vendin pjesë...

Të fundit nga rubrika