Koordinimi SHBA-BE, vlerësime të ndryshme për të ardhmen e dialogut

Takimi i djeshëm mes përfaqësuesve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian, vlerësohet si konfirmim i rëndësisë që ka për ta përparimi në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë. Njohës të këtij procesi kanë vlerësime të ndryshme sa i përket mundësisë që qasja e ndërmjetësve të këtij procesi të ndryshojë, pas zëvendësimit të përfaqësuesve aktualë

SHBA-BE

Çështja e shumëpërfolur e dinarit serb ka mbetur nën hijen e Asociacionit dhe fatit të Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës.

Por, këtë çështje e ka rikthyer sërish në vëmendje emisari amerikan Gabriel Escobar pas takimit në Washington me ndihmës sekretarin e SHBA-së për çështje evropiane, Jim O’brien dhe të dërguarin e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajcak.

Sllovaku Lajcak dhe amerikani Escobar po kalojnë muajt e fundit në mandatet e tyre, por dinarin e kanë theksuar kur kanë diskutuar strategjitë që thanë se i koordinuan për vazhdimin e dialogut pas largimit të tyre.

E, ky koordinim, sipas Andi Hoxhajt, i cili është profesor në universitetin “Warwick” në Londër, konfirmon rëndësinë që dialogu ka për Washingtonin dhe Brukselin.

Derisa Hoxhaj pret që dialogu me ndërmjetësit e rinj të ketë qasje më ndryshe, ai nuk beson se do të ndryshojë thelbi i tij.

“Mandati i tyre është duke mbaruar dhe rëndësia që kanë në dialog është zbehur pak. Mirëpo, nga ana tjetër mund të jetë ky edhe një moment goxha kyç për ta zhbllokuar dialogun dhe për ta çuar në disa shina sepse në fund të fundit ne nuk e dimë çfarë do të kemi pas zgjedhjeve sidomos në BE që na presin tani fare pranë. Por substanca nuk duket se ka për të ndryshuar”,tha Andi Hoxhaj, Profesor në Universitetin “Warwick”, Londër.
Por vlerësim më ndryshe ka profesori i një tjetër universiteti evropian.

Abit Hoxha i cili ligjëron në Norvegji, thotë se zëvendësuesit e ndërmjetësve dhe mbështetësve aktual nuk do të kenë ndjekin rrugë ndryshe.

“Kjo është një shenjë që edhe pasardhësit e Escobarit dhe Lajçakut do të ndjekin trasenë e njëjtë ndaj Kosovës dhe Serbisë dhe është një shenjë që Kosova dhe Serbia do duhej të rimendonin çështjen e dialogut sepse nuk do të ketë ndonjë ndryshim të madh prej anës së bashkësisë ndërkombëtare”, tha Abit Hoxha, Ligjërues në Universitetin e Adgerit, Norvegji.

Pas verës, kandidat për ta zënë vendin e Lajçakut si ndërmjetës i dialogut nga BE-ja është ish-presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor.

Kurse, deri tani nuk dihet se kush mund ta zëvendësojë Escobarin si emisar i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor.

Shija e redaktorit

Lansohet platforma e-Komuna, Kurti: Drejt një qeverisjeje digjitale me fokus...

Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal ka organizuar të premten ceremoninë e lansimit të shërbimeve të e-Komuna, e cila është pjesë e platformës shtetërore...

ASK: Në Kosovë s’ka rënie të madhe të numrit të...

Procesi i regjistrimit të popullsisë në Kosovë përfundon këtë të premte, pas fillimit të tij më 5 prill, rezultatet preliminare të të cilit pritet...

Osmani bisedon me homologun gjerman, diskuton rëndësinë e anëtarësimit të...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, të martën mbrëma ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun gjerman, Frank-Walter Steinmeier. Në një postim në rrjetin social "X",...

Të fundit nga rubrika