Koreja Veriore lëshon raketa balistike drejt detit, thotë ushtria e Koresë Jugore

Koreja e Veriut ka lëshuar një raketë balistike në ujërat e brigjeve lindore të gadishullit korean, sipas zyrtarëve në Korenë e Jugut dhe Japoni. Raketa me rreze të shkurtër u lëshua në orët e para të mëngjesit të sotëm nga zona Taechon e provincës së Pyongan-it të Veriut

Korea Veriore

Koreja e Veriut, të dielën lëshoi ​​një raketë balistike me rreze të shkurtra veprimi drejt deteve të saj lindore, duke zgjatur një brez provokues në testimin e armëve, ndërsa një aeroplanmbajtëse amerikane viziton Korenë e Jugut për stërvitje të përbashkëta ushtarake në përgjigje ndaj kërcënimit bërthamor nga Veriu.

Shefat e përbashkët të shtabit të Koresë së Jugut thanë se raketa e lëshuar nga qyteti perëndimor i brendshëm i Taechon, fluturoi 600 km në një lartësi maksimale prej 60 km përpara se të ulej në ujërat në brigjet lindore të Koresë së Veriut, shkruan The Guardian.

Ushtria e Koresë së Jugut i dënon këto lëshime nga Koreja së Veriut, pasi sipas saj,është shkelje e rezolutës së Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.

Raketa balistike e lëshuar nga Korea Veriore

“Lansimi i një rakete balistike nga Koreja e Veriut është një akt provokimi i rëndë që kërcënon paqen dhe sigurinë e gadishullit Korean dhe komunitetit ndërkombëtar”, thanë në një deklaratë shefat e përbashkët të shtabit të Koresë së Jugut.

Koreja e Jugut kishte zbuluar më herët shenja se Veriu po përgatitej të lëshonte një raketë balistike të lëshuar nga nëndetësja (SLBM), tha zyra e presidentit të shtunën – një armë që Pyongyang e testoi për herë të fundit në maj.

Komanda e SHBA-së Indo-Paqësor tha se lëshimi nuk përbënte një “kërcënim të menjëhershëm për personelin apo territorin e SHBA-së, apo për aleatët tanë”, por gjithsesi theksoi ndikimin destabilizues të armëve të paligjshme bërthamore dhe programeve të raketave të Koresë së Veriut.

“Koreja e Veriut gjuajti një raketë balistike të paidentifikuar në Detin Lindor,” thanë shefat e përbashkët të shtabit të Seulit herët të dielën, pa dhënë detaje të mëtejshme.

Roja bregdetare e Japonisë konfirmoi gjithashtu një lëshim të mundshëm të raketës balistike, duke cituar informacione nga ministria e mbrojtjes e Tokios.

Presidenti i Koresë së Jugut, Yoon Suk-yeol, i cili mori detyrën në maj, është zotuar të përforcojë stërvitjet e përbashkëta ushtarake me SHBA-të, pas shumë vitesh të dështuara të diplomacisë me Korenë e Veriut.

Të premten, aeroplanmbajtësja USS Ronald Reagan me energji bërthamore dhe anijet e grupit të saj sulmues u ankoruan në qytetin port jugor të Busan, pjesë e një shtytjeje nga Seouli dhe Washingtoni për të pasur më shumë asete strategjike të SHBA-së që veprojnë në rajon.

Yoon, të enjten, do të takohet me nënpresidenten e SHBA, Kamala Harris,  kur ajo viziton Seoul-in këtë javë, pas një vizite të presidentit Joe Biden në maj dhe kryetares së Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA, Nancy Pelosi, muajin e kaluar.

USS Reagan do të marrë pjesë në stërvitjet e përbashkëta në brigjet lindore të Koresë së Jugut këtë muaj.

Uashingtoni është aleati kryesor i sigurisë së Seoul-it dhe stacionon rreth 28,500 trupa në Korenë e Jugut për ta mbrojtur atë nga Veriu.

Të dyja vendet kanë kryer prej kohësh stërvitje të përbashkëta, për të cilat ata këmbëngulin se janë thjesht mbrojtëse, por Koreja e Veriut i sheh ato si prova për një pushtim të mundshëm.

“Por testet kryesore të Koresë së Veriut janë, mbi të gjitha, pjesë e një fushate afatgjatë për avancimin e aftësive ushtarake sulmuese”, tha Leif-Eric Easley, profesor në Universitetin Ewha në Seul.

Zyrtarët e Koresë së Jugut dhe të SHBA-së kanë paralajmëruar prej muajsh se lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong-un, po përgatitet të kryejë një tjetër provë bërthamore. Regjimi i izoluar ka testuar armë bërthamore gjashtë herë që nga viti 2006.

Shija e redaktorit

Librat e verës nga “Dukagjini”, zgjedhjet më të mira për...

Vera është koha ideale për aventura, por jo të gjitha ndodhin jashtë. Disa nga udhëtimet më të paharrueshme ndodhin brenda faqeve të një libri....

Shtëpia botuese “Dukagjini” propozon 9 libra që mund t’ju shoqërojnë...

Vera nuk është vetëm koha e pushimeve, por edhe e rikthimit te vetja. Në këtë periudhë kur ditët janë më të gjata e ritmi...

Pas raportimit të Dukagjinit, 3 donatorë i dalin në ndihmë...

Gjendjes së rënduar të familjes Krasniqi në Llukar e për të cilën raportoi ditë më parë Dukagjini, i kanë dal në ndihmë disa qytetarë...

Të fundit nga rubrika