Korenica ndan rrugët me Ballkanin, prezantohet tek Manisa FK

Futbollisti kosovar, Meriton Korenica ka ndarë rrugët me kampionin e Kosovës, Ballkani, duke kaluar në Ligën e Parë në Turqi, më saktësisht në ekipin Manisa FK

Meriton Korenica

Kampioni aktual në futboll, Ballkani, përmes një statusi në rrjetin social “Facebook”, ka njoftuar se me futbollistin Meriton Korenica i kanë ndarë rrugët.

“Ballkani dhe qyteti i Suharekës, do t’i ruajnë kujtimet më të mira të mundshme për ty, pasi gjithmonë ke dhënë shembullin e duhur, se si me ndershmëri, luftohet për fanellë e për klub. Si brenda fushës, ashtu edhe jashtë saj, ti ishe modeli më i mirë i një sportisti, andaj dera e shtëpisë tonë, do të jetë gjithmonë e hapur për ty”, ka shkruar Ballkani.

Meriton Korenica do ta vazhdojë karrierën në Turqi.

Ai të dielën është prezantuar me fanellën e Manisasporit dhe do ta mbartë fanelën me numër 77.

Prezantimi i futbollistit Meriton Korenica tek ekipi i ligës turke, Manisa FK

Nuk është bërë e ditur se për sa vjet ka nënshkruar, por Ballkani do t’i përfitojë 200 mijë euro nga shitja e futbollistit të krahut.

26-vjeçari ishte ndër lojtarët më meritor që Ballkani siguroi dy herë kualifikimin në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve.

Ndryshe, Meriton Korenica është lojtari i vetëm i ftuar nga Superliga në dy ndeshjet e kombëtarës së Kosovës që do të zhvillohen gjatë muajit shtator.

Shija e redaktorit

”Lufta e UÇK-së ishte një pelegrinazh”- Ish-komandant “Remi”: Në UÇK...

Rrustem Mustafa, ish-komandanti i UÇK-së për Zonën Operative të Llapit, është pyetur për Albin Kurtin nëse është veteran i UÇK-së, pasi ai e ka...

Ali Ahmeti: Dëshmia e James Rubin çmontoi propagandën kundër UÇK-së

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka reaguar pas dëshmisë së dhënë nga James Rubin në gjykimin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë...

“Me zemër e mendje jam atje Komandant!”: Edi Rama përkrah...

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka dalë me videopërkrahje të protestës kundër Gjykatës Speciale që po zhvillohet në Hagë, nga shqiptarë anekënd botës. Rama shkroi...

Të fundit nga rubrika