Kori nga Kosova, Siparantum zë vendin e parë në festivalin prestigjioz në Belgjikë

Nën drejtimin e Memli Kelmendit, Kori Siparantum ka shënuar një fitore të jashtëzakonshme, në Kategorinë G në festivalin prestigjioz “European Festival for Young People”, Neerpelt të Belgjikës, duke e zënë vendin e parë

Kori Siparantum ka shënuar një fitore të jashtëzakonshme, në Kategorinë G në festivalin prestigjioz “European Festival for Young People”, Neerpelt të Belgjikës, duke e zënë vendin e parë.

Kori Siparantum ka qenë nën drejtimin e Memli Kelmendit.

Kori Siparantum në këtë garë u paraqit me veprat: “Me nji lule” (Me një lule) – Memli Kelmendi, “A Little in the Dream, A Little Awake” – Baki Jashari, “Ta na Solbici” – Samo Vovk, “Atsalums” (Ftohtësia) – Jēkabs Jančevskis, “En ‘s Avonds” – Arr. Memli Kelmendi.

Paraqitja e Kori Siparantum u vlerësua lartë nga juria profesionale dhe nga një numër i madh artistësh nga e gjithë bota që morën pjesë në këtë festival.

“Në ngjarjen e përcjellë nga Ambasada e Kosovës në Bruksel, përfaqësuesit e këtij institucioni, përfshirë Ambasadorin Agron Bajrami, ishin të pranishëm për të mbështetur këtë sukses të madh në skenën ndërkombëtare”, bëhet e ditur në një komunikatë për media.

Shija e redaktorit

Duhet të ketë pezullim të konkursit për gradimin e policëve,...

Derisa Inspektorati Policor i Kosovës të dalë me raportin final në lidhje me dyshimet për favorizime dhe keqpërdorime në konkursin për gradim e policëve,...

ASK: Mbi 1 milion e 420 mijë qytetarë të regjistruar...

Kryeshefi ekzekutiv i Agjencionit të Statistikave të Kosovës (ASK), Avni Kastrati, ka njoftuar se deri më tani janë regjistruar 1 milion e 420 mijë...

Mbi 1 milion qytetarë të regjistruar – këtë javë përfundon...

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) sot mban konferencë për media për të njoftuar mbi ecurinë e punës në terren për Regjistrimin e Popullsisë,...

Të fundit nga rubrika