Kosova dhe Bahamasi nënshkruajnë marrëveshje për heqjen e vizave

Kosova dhe Bahamasi kanë arritur një marrëveshje për heqjen reciproke të vizave, e cila do të mundësojë lëvizjen e lirë të qytetarëve të të dy vendeve.

Kjo është bërë e ditur nga Presidenca e Kosovës.

“Një lajm shumë i mirë për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës!

Sot, në Washington, D.C., u nënshkrua marrëveshja për heqjen e ndërsjellë të vizave ndërmjet Kosovës dhe Bahamasit.
Pas njohjes nga Bahamas dhe vendosjes së marrëdhënieve diplomatike në muajin dhjetor, Presidentja Osmani dhe Kryeministri Davis u dakorduan se ky do të ishte hapi i radhës. Ky hap dëshmon përkushtimin e përbashkët për forcimin e partneritetit ndërmjet Kosovës e Bahamas dhe, mbi të gjitha, për forcimin e lidhjeve mes qytetarëve tanë, duke i afruar ata edhe më shumë me njëri-tjetrin”, thuhet në njoftimin e Presidencës.

Shija e redaktorit

Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovon në Gjilan lektyrat e reja për...

Nxënësit e klasave 1 deri në 5 të disa shkollave fillore në Gjilan kanë pasur mundësi që të njoftohen nga afër me lektyrat e...

BE: Kosova e 13-ta në botë për siguri strategjike, Mali...

Sipas Normandy Index 2025, të përgatitur nga shërbimi kërkimor i Parlamentit Evropian (EPRS), Kosova renditet në vendin e 13-të në botë për nivelin më...

INTERVISTË| Armend Mehaj: Kosova sot është fuqi ushtarake reale –...

Ish-ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, ka dhënë një intervistë ekskluzive për RTV Dukagjini, e cila njëherësh shënon edhe intervistën e...

Të fundit nga rubrika