Kosova dhe Izraeli me marrëveshje për heqjen e vizave

Nënshkrimi i marrëveshjes në mes të dy shteteve u bë sot më 18 qershor nga ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës, Donika Gërvalla, dhe ministri i Brendshëm i Izraelit, Moshe Arbel

FOTO:AFP

Izraeli i ka hequr vizat për qytetarët e Kosovës, duke u bërë kështu shteti i 50-të që mundëson lëvizje të lirë për kosovarët.

Kështu ka njoftuar Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës.

Nënshkrimi i marrëveshjes në mes të dy shteteve u bë sot më 18 qershor nga ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës, Donika Gërvalla, dhe ministri i Brendshëm i Izraelit, Moshe Arbel.

“Qytetarët e Republikës së Kosovës nga ky vit mund të udhëtojnë pa viza në Izrael, kjo falë marrëveshjes së nënshkruar sot mes Zëvendëskryeministres dhe Ministres së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla me Ministrin e Brendshëm të Izraelit, Moshe Arbel, pas takimit dypalësh që patën paraprakisht”, thuhet në njoftimin e MPJD-së.

Ministrja Gërvalla nënshkrimin e kësaj marrëveshje e ka cilësuar si një dëshmi të marrëdhënieve të fuqishme mes Kosovës dhe Izraelit, e cila sipas saj do ta bëjë më të lehtë që qytetarët tanë të vizitojnë Izraelin dhe të krijojnë lidhje kulturore dhe profesionale.

“Kjo marrëveshje që nënshkruam dhe ky vendim për heqjen e vizave për qytetarët e dy vendeve tona do të hap një kapitull të ri në promovimin e vendit tonë, bashkëpunimin dhe zhvillimin ekonomik, zhvillimin arsimor të të rinjve si dhe realizimin e projekteve dhe iniciativave të përbashkëta mes qytetarëve dhe vendeve tona në të ardhmen”, tha Gërvalla.

Sipas njoftimit, vendimi për lëvizjen e lirë të qytetarëve të Kosovës në Izrael hyn në fuqi më datën 19 shtator të këtij viti.

Shija e redaktorit

SHBA kërkon mbylljen e UNMIK-ut: Kosova s’mund të trajtohet si...

Përfaqësuesja e Shteteve të Bashkuara në Këshillin e Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), Tammy Bruce, ka ritheksuar qëndrimin e SHBA-së për...

Ambasada e SHBA-së në Prishtinë shënon 18-vjetorin e ngritjes

Më 8 prill 2008, statusi i Misionit të Shteteve të Bashkuara në Prishtinë ndryshoi zyrtarisht nga “Zyrë e SHBA-së” në “Ambasadën e SHBA-së në...

Ipeshkvi Dodë Gjergji uron Fitër Bajramin nga BIK-u: Thirrje për...

Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës me rastin e festës së Fitër Bajramit, pavarësisht përkatësisë së tyre fetare. Së...

Të fundit nga rubrika