Dy ndeshje vendimtare për fatin e kualifikimit në Kupën e Botës 2026 zhvillohen sonte për Kosovën dhe Shqipërinë, në një mbrëmje që mund të hyjë në histori për futbollin shqiptar.
Nga ora 20:45, të dyja përfaqësueset zbresin në fushë në sfida të forta gjysmëfinale të plejofit kualifikues.
Kosova luan në Bratislavë ndaj Sllovakisë, në një përballje ku “Dardanët” kërkojnë një hap të madh drejt ëndrrës së Botërorit.
Ndërkohë, Shqipëria sfidon Poloninë në Varshavë, në një ndeshje gjithashtu për vazhdimin e rrugëtimit kualifikues.
Të dyja kombëtaret shqiptare hyjnë në këto sfida me objektiv të qartë, të mbajnë gjallë shpresën për Kupën e Botës 2026 dhe të shkruajnë një kapitull të ri në historinë futbollistike.