Kosova drejt fitores historike në Bratislavë

Kosova luan sonte një nga ndeshjet më të rëndësishme në historinë e saj, teksa përballet me Sllovakinë në Bratislavë në gjysmëfinalen e plejofit kualifikues për Kupën e Botës 2026.

Nga ora 20:45, “Dardanët” zbresin në fushë me një synim të vetëm – të vazhdojnë ëndrrën për kualifikim historik në Botëror.

Një fitore do ta dërgonte Kosovën në finalen vendimtare që pritet të luhet në Prishtinë, ndaj fituesit të duelit Turqi – Rumani.

Përzgjedhësi Franco Foda ka publikuar listën e lojtarëve për këtë përballje, por nuk do të ketë në dispozicion Vesel Demakun dhe Leard Sadriun. Në anën tjetër, edhe Sllovakia vjen e hendikepuar, pasi mungon kapiteni Milan Skriniar.

Atmosfera në Bratislavë tashmë parashihet të jetë elektrizuese, me tifozët shqiptarë që kanë pushtuar qytetin dhe pritet të krijojnë një mbështetje të jashtëzakonshme në stadium, pavarësisht numrit të kufizuar zyrtar të biletave.

Për më tepër, kujtojmë se kryeministri Albin Kurti kishte premtuar 500 mijë euro shpërblim në rast fitoreje ndaj Sllovakisë, ndërsa 1 milion euro nëse Kosova arrin kualifikimin në Kupën e Botës 2026.

Sonte, Kosova nuk luan vetëm për një rezultat – luan për histori.

Një fitore do ta mbante gjallë ëndrrën më të madhe të “Dardanëve” dhe do ta afronte edhe më shumë vendin drejt Botërorit të parë në histori.

Shija e redaktorit

Ipeshkvi Dodë Gjergji uron Fitër Bajramin nga BIK-u: Thirrje për...

Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës me rastin e festës së Fitër Bajramit, pavarësisht përkatësisë së tyre fetare. Së...

Për nder të 32-vjetorit të themelimit, shtëpia botuese “Dukagjini” dhuron...

E themeluar më 14 mars 1994, në një periudhë sfiduese për librin, arsimin dhe kulturën shqiptare në Kosovë, shtëpia botuese “Dukagjini” sot shënon 32-vjetorin...

Ekskluzive: Kosova mundëson riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë-Hercegovinës nga Riadi...

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka organizuar riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë dhe Hercegovinës me një fluturim nga Riadi drejt...

Të fundit nga rubrika