Kosova drejt standardeve evropiane në menaxhimin e rrezikut, Sveçla: Gatishmëria kombëtare përbën themelin e sigurisë

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla

Agjencia e Menaxhimit Emergjent (AME) në kuadër të Ministrisë së Punëve të Brendshme ka mbajtur një punëtori të përbashkët ndër-institucionale kushtuar aktiviteteve të Instrumentit të Financimit të Ndihmës Teknike për Parandalimin dhe Gatishmërinë ndaj Fatkeqësive (TAFF 1 dhe TAFF 2), me synim forcimin e kapaciteteve të Kosovës në parandalim, gatishmëri dhe reagim ndaj fatkeqësive, raporton Ekonomia Online.

Pjesëmarrësit theksuan se këto iniciativa po kontribuojnë drejtpërdrejt në përmirësimin e analizës së rrezikut, paralajmërimit të hershëm, rritjen e gatishmërisë kombëtare për reagim ndaj emergjencave dhe avancimin e menaxhimit të rrezikut nga zjarret dhe dukuritë e tjera të fatkeqësive natyrore.

Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, tha se këto projekte janë thelbësore për ngritjen e sigurisë dhe kapaciteteve të vendit në menaxhimin e rrezikut. Ai theksoi rëndësinë e investimit në mbrojtjen e jetës dhe ndërtimin e një sistemi funksional për parandalim dhe reagim.

“Këto iniciativa strategjike po japin një kontribut të fuqishëm në forcimin e kapaciteteve të Kosovës në menaxhimin e rrezikut dhe përballimin e fatkeqësive. Gatishmëria kombëtare përbën themelin e sigurisë së çdo shteti, është një politikë që prek drejt për drejt mirëqenien, sigurinë dhe zhvillimin e qëndrueshëm të vendit. Është investim në mbrojtjen e jetëve, mjedisit, ekonomisë dhe të ardhmes sonë. Kosova është e përkushtuar të ndërtojë një sistem të qëndrueshëm, të koordinuar dhe proaktiv i cili vendos parandalimin dhe reagimin e shpejtë në qendër të politikave tona publike”, tha ai.

Ndërsa Drejtori i Agjencisë për Menaxhimin e Emergjencave, Genc Metaj, vlerësoi projektet TAFF si hapa të rëndësishëm drejt modernizimit dhe harmonizimit të sistemeve të Kosovës me standardet evropiane, duke theksuar se këto programe po ndihmojnë në rritjen e kapaciteteve institucionale në nivel qendror dhe lokal.

“Projektet TAFF 1 dhe TAFF 2 të cilat shënojnë një hap përpara në modernizimin dhe harmonizimin e sistemeve tona me standardet evropiane si dhe përmirësimin e menaxhimit të rrezikut nga fatkeqësitë. Përmes këtyre projekte po avancojmë në rritjen e kapaciteteve institucionale të institucioneve në nivel qendror dhe lokal. Në përmirësimin e planifikimit, koordinimit dhe harmonizimit me standardet e BE-së dhe mekanizmat evropian të mbrojtjes civile si dhe sistemet e paralajmërimit. Këto projekte janë të rëndësishme për vendin tonë, duke mundësuar jo vetëm rritje të njohurive por edhe ndërtimin e praktikave më të mira të aplikueshme dhe të qëndrueshme në terren”, tha ai.

Aktivitetet e TAFF 1 dhe TAFF 2 financohen nga Komisioni Evropian – DG ECHO dhe zbatohen nga Banka Botërore në bashkëpunim me Fondin Global për Zvogëlimin e Rrezikut dhe Rimëkëmbjen nga Fatkeqësitë (GFDRR)./EO

Shija e redaktorit

Dukagjini prezanton serinë e re të lektyrave në Prishtinë: “Kutia...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” ka promovuar sot në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës serinë e re të Lektyrave shkollore për klasat 1–5, në një aktivitet që...

Shkolla “Ismail Qemali” anëtarësohet në UNESCO Education Charter Club

Shkolla fillore e mesme e ulët “Ismail Qemali” në Prishtinë ka marrë konfirmimin zyrtar për themelimin e “Ismail Qemali UNESCO Education Charter Club”, duke...

“Dita e Forcës”, kazermat e FSK-së të hapura për qytetarët

Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës, me rastin e Ditës së Forcës, sot duke filluar nga ora 09:00 deri në ora...

Të fundit nga rubrika