Kosova e Izraeli, nënshkruajnë tri memorandume mirëkuptimi

Kosova dhe Izraeli, të hënën e nëntë majit, kanë nënshkruar tri memorandume mirëkuptimi për bashkëpunim në fushën e arsimit, shkencës dhe kulturës

Kosova dhe Izraeli, të hënën e nëntë majit, kanë nënshkruar tri memorandume mirëkuptimi për bashkëpunim në shumë fusha në mes të dy vendeve.

Nënshkrimi i tyre është bërë nga ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës së Kosovës, Donika Gërvalla-Schwarz dhe ministri i Jashtëm i Izraelit, Yair Lapid.

Image

Sipas njoftimit nga MPJD, këto memorandume janë nënshkruar për bashkëpunim në arsim, shkencë e kulturë.

Memorandumi tjetër përmban një deklaratë të përbashkët për bashkëpunim në shumë fusha si dhe bashkëprodhim të filmave e shumë të tjera.

Ministrja Gërvalla gjatë takimit me homologun e saj izraelit, ka deklaruar se Izraeli e ka një vend të veçantë në zemrat e popullit kosovar.

“Izraeli ka një vend të veçantë në zemrat e popullit tonë. Ne përcollëm vlerësimin tonë më të thellë për përpjekjet e tyre për të promovuar Kosovën”, ka thënë Gërvalla.

Ndryshe, të dielën, ishte bërë e ditur përmes Qendrës Përkujtimore Botërore të Holokaustit, Yad Vashem se do të nënshkruhet Memorandumi i parë i Mirëkuptimit midis Kosovës dhe Izraelit.

May be an image of 2 people, people standing and road

“Më nëntë maj, zv/kyeministrja e Kosovës, Donika Gërvalla, do të vizitojë Qendrën Përkujtimore Botërore të Holokaustit, ku do të nënshkruajë memorandumin e parë të mirëkuptimit duke i etabluar zyrtarisht marrëdhëniet formale mes Shkollës Ndërkombëtare për Studime të Holokaustit, Yad Vashemm dhe Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit në Kosovë”, thuhej në njoftim.

Kosova e Izraeli, të hënën nënshkruajnë memorandumin e parë të mirëkuptimit

Shija e redaktorit

Dita e fundit e Panairit të Librit në Tiranë, “Dukagjini”...

Panairi i 28-të i Librit në Pallatin e Kongreseve ka hapur dyert dhe, si çdo vit, Shtëpia Botuese Dukagjini ka rrëmbyer vëmendjen e vizitorëve...

Distria Krasniqi ia siguron Kosovës medaljen e artë në Kroaci

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Grand Prixin që po mbahet në Zagreb të Kroacisë. Krasniqi ka vazhduar dominimin e plotë...

Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të nxënësit,...

Një epokë e re e të mësuarit ka nisur për nxënësit e klasave të para! Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të parë...

Të fundit nga rubrika