Kosova e Mali i Zi nënshkruajnë marrëveshjen për IPA III, përfitojnë mbi 8 milionë euro

Kosova dhe Mali i Zi kanë nënshkruar një marrëveshje dypalëshe për Programin e Bashkëpunimit Ndërkufitar IPA III për vitet 2021-2027, duke përfituar 8.4 milionë euro. Ndërsa, sipas, zëvendëskryeministrit të Kosovës, Besnik Bislimi një task-force i përbashkët do të mbikëqyrë zbatimin e këtij programi

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, dhe ministrja për Çështje Evropiane e Malit të Zi, Maida Gorçeviq.

Republika e Kosovës dhe Mali i Zi kanë nënshkruar të premten marrëveshjen dypalëshe për Programin e Bashkëpunimit Ndërkufitar IPA III për vitet 2021-2027.

Marrëveshja është nënshkruar nga zëvendëskryeministri i Parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi dhe ministrja për Çështje Evropiane e Malit të Zi, Maida Gorçeviq.

Zëvendëskryeministri Bislimi ka thënë se nga kjo marrëveshje, Kosova dhe Mali i Zi përfitojnë 8.4 milionë euro.

“Ky bashkëpunim do të avancohet dukshëm duke u kujdesur për zbatim të plotë të marrëveshjes. Marrëveshja i mundëson Kosovës dhe Malit të Zi të përfitojnë 8.4 milionë euro. Qëllimi është promovimi i fqinjësisë së mirë, zhvillimi social dhe ekonomik… Është planifikuar themelim i një task-force të përbashkët, që do të mbikëqyrë zbatimin e programit. Kjo marrëveshje i kontribuon bashkëpunimit të mirë mes dy vendeve”, ka deklaruar ai.

Ndryshe, më 27 mars, me 31 vota pro, katër kundër dhe një abstenim, është miratuar opinioni i raportueses Dora Bakoyannis në Komitetin për Çështje Politike dhe Demokraci të Këshillit të Evropës.

Përveç Serbisë, ashtu siç ishte paralajmëruar, edhe përfaqësuesja e Malit të Zi ka votuar kundër Kosovës.

Ndërsa, ministrja Gorçeviq, mes tjerash, ka konfirmuar se Mali i Zi nuk është kundër anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës (KiE).

Ajo ka theksuar se Mali i Zi, në mbledhjen e ardhshme të Këshillit Ministror në maj, do të votojë pro Kosovës që të anëtarësohet në KiE.

Shija e redaktorit

SHBA kërkon mbylljen e UNMIK-ut: Kosova s’mund të trajtohet si...

Përfaqësuesja e Shteteve të Bashkuara në Këshillin e Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), Tammy Bruce, ka ritheksuar qëndrimin e SHBA-së për...

Ambasada e SHBA-së në Prishtinë shënon 18-vjetorin e ngritjes

Më 8 prill 2008, statusi i Misionit të Shteteve të Bashkuara në Prishtinë ndryshoi zyrtarisht nga “Zyrë e SHBA-së” në “Ambasadën e SHBA-së në...

Ipeshkvi Dodë Gjergji uron Fitër Bajramin nga BIK-u: Thirrje për...

Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës me rastin e festës së Fitër Bajramit, pavarësisht përkatësisë së tyre fetare. Së...

Të fundit nga rubrika