“Kosova është bërë shtet i varur nga importi” – Gërxhaliu: Jemi duke importuar inflacion

Ish-kryetari i Oda Ekonomike e Kosovës, Safet Gërxhaliu, në një intervistë në emisionin FIVE në RTV Dukagjini, ka deklaruar se Kosova është shndërruar në një shtet të varur nga importi, duke theksuar se një zhvillim i tillë ishte paralajmëruar që më herët.

“Ajo që është më shqetësuese është fakti që, kur i adreson problemet nga viti në vit, ato jo që nuk zgjidhen, por shumohen si sfida”, ka thënë Gërxhaliu.

Ai ka theksuar se Kosova po dëmtohet rëndë nga agjenda politike. Sipas tij, vendi është shndërruar në një shtet të varur nga importi dhe në një shtet që eksporton para të gatshme. “Ajo që është më shqetësuese është fakti se, për shkak të disa ndodhive ekonomike që kanë ndodhur në vitin 2025, veçanërisht me energjinë elektrike, janë shfaqur disa fenomene që e karakterizojnë Kosovën”.

”E para është mungesa e institucioneve; e dyta, pas një situate të tillë, sidomos pas ngritjes së çmimeve të energjisë elektrike, nga Kosova në masë të madhe po del kapitali i bizneseve drejt vendeve të ndryshme…”, ka deklaruar ndër të tjera Gërxhaliu.

Shija e redaktorit

Kosova ndër shtetet themeluese të Bordit të Paqes, nënshkruan Osmani

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka nënshkruar në themelimin e Bordit të Paqes, iniciativë kjo e udhëhequr nga presidenti amerikan, Donald Trump. Osmani gjatë momentit...

Osmani ftohet nga Trump t’i bashkohet Bordit të Paqes

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka njoftuar se ka pranuar ftesën personale të Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, për të...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovon në Gjilan lektyrat e reja për...

Nxënësit e klasave 1 deri në 5 të disa shkollave fillore në Gjilan kanë pasur mundësi që të njoftohen nga afër me lektyrat e...

Të fundit nga rubrika