Kosova kërkon fitoren e tretë në Ligën e Kombeve, përballë Qipros

Kombëtarja e Kosovës do të përballet këtë të martë me Qipron në stadiumin “Fadil Vokrri”, me synimin për të siguruar fitoren e tretë radhazi në Ligën e Kombeve dhe për të qëndruar në garë për kualifikimet tutje

Këtë të martë, në ora 20:45, në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, Kombëtarja e Kosovës do të përballet me Qipron, në kuadër të Ligës së Kombeve.

“Dardanët” synojnë fitoren e tretë në këtë garë, duke kërkuar pikët e plota.

Pas fitores së fundit ndaj Lituanisë me rezultat 1:2, ku shënuan Edon Zhegrova dhe Ermal Krasniqi, skuadra e trajnerit Franco Foda vjen me moral të lartë.

Fitorja e së shtunës si mysafir ka ngritur pritshmëritë për një tjetër paraqitje të suksesshme në shtëpi.

Në konferencën për shtyp të mbajtur para ndeshjes, Edon Zhegrova u shpreh optimist për rezultat pozitiv.

Dardanët aktualisht janë në vendin e dytë në grup, tre pikë prapa Rumanisë.

Në tre ndeshjet e deritanishme, ata kanë shënuar dy fitore, duke pësuar një humbje.

Qipriotët aktualisht janë në vendin e tretë në grup, duke pasur ende shanse për vendin e dytë, duke qenë tre pikë larg tij.

Gjithashtu, sipas njoftimit të FFK-së, pas stërvitjeve të fundit të hënën, dardanët thuhet se janë plotësisht të motivuar për të dhënë maksimumin në ndeshje dhe për të siguruar një tjetër fitore në këtë edicion të Ligës së Kombeve.

Shija e redaktorit

INTERVISTË| Armend Mehaj: Kosova sot është fuqi ushtarake reale –...

Ish-ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, ka dhënë një intervistë ekskluzive për RTV Dukagjini, e cila njëherësh shënon edhe intervistën e...

RTV Dukagjini ju uron Vitin e Ri 2026!

Me rastin e ndërrimit të motmoteve dhe hyrjes në Vitin e Ri 2026, RTV Dukagjini u përcjell urimet më të përzemërta të gjithë qytetarëve...

Prishtina feston me muzikë e fishekzjarrë, qytetarët tregojnë pritjet për...

Festa për pritjen e vitit të ri në sheshet e kryeqytetit ka nisur nga ora 18 e do të vazhdojë deri në orët e...

Të fundit nga rubrika