Kosova më 27 maj në agjendën e Asamblesë Parlamentare të NATO-s, Hyseni: Presim epilog pozitiv

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Driton Hyseni ka njoftuar se çështja e avancimit të statusit të Kosovës do të jetë në rend dite të hënën, më 27 maj në sesionin pranveror të Asamblesë Parlamentare të NATO-s, punimet e së cilit sesion kanë nisur sot dhe do të vazhdojnë deri të hënën.

Hyseni në një përgjigje për Telegrafin tha se delegacioni i Kosovës ka arritur të premten në mbrëmje në Sofje të Bullgarisë dhe do të marrë pjesë në punimet tre ditore të sesionit pranveror të Asamblesë.

“Si rrjedhojë e vendimit të Komitetit të përhershëm drejtues të Asamblesë Parlamentare të NATO-s, i votuar më 24 mars të këtij viti, në favor të ngritjes së statusit të delegacionit të Kosovës, ju konfirmoj se çështja e tillë është në agjendën e punimeve të Asamblesë dhe për të pritet votimi me shumicën e deputetëve në Asamblenë Parlamentare të NATO-s më 27 maj”, tha ai.

Deputeti nga radhët e LVV-së tha se presin epilog pozitiv dhe zyrtarizim të plotë të statusit të ri të delegacionit nga Kosova, si anëtar i asociuar i Asamblesë Parlamentare të NATO-s.

Në Sofje të Bullgarisë, prej sot, për tri ditë rresht do të mblidhet Asambleja Parlamentare e NATO-s, ku në agjendën e saj është edhe Kosova.

Me këtë rast, Kuvendi i Kosovës e synon finalizimin e avancimit të statusit në anëtar të asocuar në këtë organizatë.

Në Asamblenë e Përgjithshme të NATO-s, në Sofje të Bullgarisë, ka nisur punimet komisioni për mbrojtje dhe siguri.

Delegacioni nga Kuvendi i Kosovës është i pranishëm në këtë komision por gjatë ditës do të ketë edhe komisione të tjera ku do të prezantohen draftraporte edhe për Kosovën.

Në njoftimin e Asamblesë thuhet se deputetët e saj, mes tjerash, do të vendosin për kërkesat e Maltës dhe Kuvendit të Kosovës.

Hyseni falënderon Bullgarinë për dërgimin e trupave

Shija e redaktorit

Dukagjini prezanton serinë e re të lektyrave në Prishtinë: “Kutia...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” ka promovuar sot në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës serinë e re të Lektyrave shkollore për klasat 1–5, në një aktivitet që...

Shkolla “Ismail Qemali” anëtarësohet në UNESCO Education Charter Club

Shkolla fillore e mesme e ulët “Ismail Qemali” në Prishtinë ka marrë konfirmimin zyrtar për themelimin e “Ismail Qemali UNESCO Education Charter Club”, duke...

“Dita e Forcës”, kazermat e FSK-së të hapura për qytetarët

Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës, me rastin e Ditës së Forcës, sot duke filluar nga ora 09:00 deri në ora...

Të fundit nga rubrika