Kosova nderohet me çmim nga Rumania për rritjen më të shpejtë të turizmit në Evropë

Asociacioni i Gazetarëve Profesionistë të Turizmit të Rumanisë, Travel Pro, ka nderuar Kosovën me Çmimin e Ekselencës “Rising Star” për vitin 2025, duke e renditur si një nga destinacionet me rritjen më të shpejtë në hartën evropiane të turizmit.

Duke shfaqur videon “Kosova në 1 minutë”, në përshkrimin e bërë para të pranishmëve dhe në motivacionin zyrtar të çmimit, organizatorët vlerësuan Kosovën për guximin, energjinë dhe frymën e re që po sjell në tregun turistik të rajonit, njofton Dukagjini.

“Kosova vlerësohet me këtë çmim për guximin dhe energjinë e një destinacioni që sapo ka filluar udhëtimin e tij dhe që tashmë po lë gjurmë në hartën e turizmit evropian. Hap pas hapi, Kosova po bëhet një simbol i hapjes, mikpritjes dhe frymës së re të Ballkanit.”

Në ceremoninë e ndarjes së çmimeve “Travel Pro Stars 2025” morën pjesë diplomatët e ARKSS, Bujar Deskaj dhe Bekim Misini, të cilët falënderuan organizatorët për ftesën dhe vlerësimin e dhënë.

“Ky çmim është një vlerësim i mikpritjes tradicionale, trashëgimisë kulturore, si dhe përpjekjeve të përbashkëta të institucioneve, sektorit privat dhe komunitetit të turizmit për ta pozicionuar Kosovën në hartën ndërkombëtare të destinacioneve turistike.”

Eventi u zhvillua në Bukuresht, në kuadër të panairit ndërkombëtar tradicional “Romexpo”, i cili mblodhi personalitete të njohura të sektorit të turizmit, gazetarë profesionistë dhe përfaqësues të destinacioneve kryesore evropiane e botërore.

Drejtuesit e asociacionit “Travel Pro”, kanë realizuar një vizitë në Kosovë në muajin shtator të këtij viti ku kanë takuar drejtuesit e KIESA-s dhe UTK-së me të cilët kanë diskutuar për potencialin turistik të vendit, mundësitë për bashkëpunim dhe promovimin e përbashkët në tregjet ndërkombëtare.

Shija e redaktorit

UEFA publikon oraret e play-off-it të Botërorit 2026: Kosova dhe...

UEFA ka zyrtarizuar oraret e gjysmëfinaleve të play-off-it për Kupën e Botës 2026, që do të zhvillohen më 26 mars 2026 në orën 20:45. Si...

Presidentja Osmani dekoron Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar sot Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”, si vlerësim për kontributin e tij mbi tri dekada për...

Shqipëria hap kapitujt e fundit të negociatave për anëtarësim në...

Shqipëria ka hapur sot kapitujt e fundit të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, duke përfshirë bujqësinë, sigurinë ushqimore, peshkimin, politikën rajonale dhe dispozitat...

Të fundit nga rubrika