Kosova- nikoqire e Garave të Kuzhinierëve, fokusi kryesor specialitetet e kuzhinës shqiptare dhe produkte vendore

Kosova do të jetë nikoqire e garave të kuzhinierëve gjatë vitit 2024.

Kjo garë e kuzhinierëve do të fillojë nga 15-19 janar. Pjesëmarrës në këtë kategori garuese do të jenë nga 13 shtete, duke përfshirë shtetet e Ballkanit, por edhe shtete si: Gjermania, Italia, Franca e Sllovenia.

Të ftuar në emisionin “Rreth e Rrotull” në RTV Dukagjini janë nga Kosova International Chef’s Competition, Visar Demolli dhe shefi i Protokollit në Hotelieri, Bajram Alshiqi.

Demolli dhe Alshiqi kanë shpalosur detajet nga gara e famshme e kuzhinierëve, e që, sipas tyre, veçantia do të jetë “specialitet me produkte vendore nga ushqimet tradicionale”.

“Garat do të fillojë me 15-19 janar të vitit 2023. Gara do të jetë tipike ndërkombëtare. Rreth 13 shtete do të jenë pjesëmarrëse, pos shtetet e Ballkanit, do të marrin pjesë edhe Zvicra, Italia, Sllovenia, Gjermania e Franca. Do të jenë gjithsej 64 kuzhinierë dhe kanë të drejtë deri në 2 ndihmësa. Këto janë katër ditë, ndërsa dita e pestë do të jetë dita e pastiçerisë”, ka theksuar Demolli.

Kosova International Chef’s Competition, Visar Demolli

Shefi i Protokollit në Hotelieri, Bajram Alshiqi, ka theksuar se fokusi kryesor i kësaj gare do të jenë produktet e kuzhinës shqiptare dhe me produkte vendore.

“Kriteri kryesor për kuzhinierët vendorë do të jetë përvoja e punës së paku trevjeçare”, ka shtuar Alshiqi.

“Aplikimet e hapura do të jenë deri më pesë janar. Kjo e fundit do të bëjë seleksionimin përmes email-it nga klasifikimit të cekura në aplikim. Kryetar i jurisë do të jetë Faruk Neziri, jeton dhe vepron në Itali, Naser Gashi, me bagazh të pastiçerisë dhe Naim Bashmiri, profesor i rregullt dhe Vllatko Minovci, shef i kuzhinës”, ka thënë Visar Demolli.

Kjo garë është e hapur për publikun.

Shija e redaktorit

Rama e Çeku përballen më 6 nëntor për Prishtinën në...

Të enjten, studio e “Debat Plus” në TV Dukagjin do të jetë nikoqire e debatit vendimtar për garën për Prishtinën në raundin e dytë...

Njohja nga Siria, ambasadori gjerman përgëzon Osmanin

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, ka reaguar pas njohjes së paravarësisë së Kosovës nga Siria. Rudolph ka përgëzuar presidenten e vendit, Vjosa Osmani...

Kurti pritet nga Macron në Pallatin Presidencial në Paris

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, është pritur nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në pallatin presidencial Elysee, ku mori pjesë në darkën...

Të fundit nga rubrika