Kosova nis me fitore Ligën e Kombeve

Kosova ka shënuar fitore me rezultat 2:0 ndaj Qipros, në ndeshjen e parë të edicionin të ri të Ligës së Kombeve

Kombëtarja e Kosovës, fiton kundër Qipros, në Ligën e Kombeve

Kombëtarja e Kosovës starton me fitore edicionin e tretë të Ligës së Kombëve. Të enjten e 2 qershorit në Larnaca, përfaqësuesja e Kosovës në futboll fitoi 2:0 ndaj qipriotëve.

Pjesa e parë u ka takuar vendasve, pasi krijuan më shumë raste shënimi dhe u treguan më të rrezikshëm.

Golin e parë në këtë ndeshje e shënoi Valon Berisha në minutën e 65-të, me një goditje të shkëlqyer nga distanca, e cila u asitua nga Vedat Muriqi.

Lojtarët e Kosovës nuk u ndalën, ndërkohë që nuk u testuan asnjëherë në mbrojtje.

Ndërkaq, golin e dytë për Kosovën e shënoi lojtari 23-vjeçar, Edon Zhegrova, në minutën e 78-të, duke ngritur epërsinë e Kosovës në 2-0.

Edon Zhegrova pas golit ndaj Qipros: Numrin 9 e kam marrë për shkak të Fadil Vokrrit. Golin e sotëm ia dedikoj atij.

Vendasit rrezikuan në pjesën e parë me Kastanos, Tzionis e Sotiro, por, fatmirësisht porta e Arijanet Muriq mbeti e paprekur.

Edhe pas golit të epërsisë, futbollistët e Kombëtares sonë vazhduan sulmet drejt portës qipriote.

Kosova nga kjo ndeshje mori tri pikët e para në Ligën e Kombeve.

Kosova e nis në mënyrën më të mirë etapën e radhës në Ligën e Kombeve, ndërsa me 5 qershor në ‘Fadil Vokrri’ pret Greqinë. Ndeshja do të luhet nga ora 20:45.

Federata e Futbollit të Kosovës (FFK) ka bërë të ditur se biletat e ndeshjes mes Kosovës dhe Greqisë mund të blihen online.

Ajo, gjithashtu, ka publikuar linkun përmes të cilit mund të blihen.

LINKU: https://kosovo.tm.vivaticket.com/biglietteria/pub/buyseats/scegliSettorePub.do?idEvento=1123

Shitja online e biletave për ndeshjen Kosovë – Greqi ka filluar

Shija e redaktorit

”Lufta e UÇK-së ishte një pelegrinazh”- Ish-komandant “Remi”: Në UÇK...

Rrustem Mustafa, ish-komandanti i UÇK-së për Zonën Operative të Llapit, është pyetur për Albin Kurtin nëse është veteran i UÇK-së, pasi ai e ka...

Ali Ahmeti: Dëshmia e James Rubin çmontoi propagandën kundër UÇK-së

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka reaguar pas dëshmisë së dhënë nga James Rubin në gjykimin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë...

“Me zemër e mendje jam atje Komandant!”: Edi Rama përkrah...

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka dalë me videopërkrahje të protestës kundër Gjykatës Speciale që po zhvillohet në Hagë, nga shqiptarë anekënd botës. Rama shkroi...

Të fundit nga rubrika