Kosova nuk ka arritur të marrë rezultat pozitiv në startin e kualifikimeve për Botërorin 2026.
“Dardanët” u mposhtën 4:0 nga Zvicra në “St. Jakob Park” të Basel-it, në një ndeshje ku vendasit dominuan nga fillimi deri në fund.
Helvetikët shënuan katër gola në pjesën e parë dhe i vulosën tre pikët, duke mos i lënë hapësirë Kosovës për të reaguar.
Tashmë Kosova do të kërkojë të rikuperohet në sfidën e radhës, më 8 shtator kundër Suedisë në “Fadil Vokrri” të Prishtinës.