Kosova organizon Lojërat Mesdhetare 2030, Kurti: Arritje e jashtëzakonshme

"Kosova nikoqire e Lojërave Mesdhetare Prishtina 2030. Arritje e jashtëzakonshme. Urime të gjithëve!"

Lojërat Mesdhetare në vitin 2030 do t’i organizojë Kosova. Kjo u vendos të premten nga Asambleja e Përgjithshme e Komitet Ndërkombëtar të Lojërave Mesdhetare (ICMG). Kandidatura e Kosovës ka marrë 58 vota pro, pra shumicën dërmuese të votave të të pranishmëve, derisa shtatë ishin kundër.

Për këtë ka reaguar edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i cili e ka cilësuar si arritje të jashtëzakonshme.

“Kosova nikoqire e Lojërave Mesdhetare Prishtina 2030. Arritje e jashtëzakonshme. Urime të gjithëve!”, ka shkruar Kurti në Facebook.

 

Shija e redaktorit

Raportimet për reduktim të trupave të KFOR-it: NATO dhe Pentagoni...

Katër diplomatë të NATO-s kanë “alarmuar” Ballkanin Perëndimor e në veçanti Kosovën këtë të enjte pas deklarimit se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA)...

Mbreti Charles III e uron Kosovën në 18-vjetorin e Pavarësisë

Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, Charles III, i ka dërguar një letër urimi presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 18...

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Të fundit nga rubrika