Kosova përball Zvicrës në ndeshjen e parë kualifikuese për Botërorin 2026

Përfaqësuesja e Kosovës sonte do ta zhvillojë ndeshjen e parë kualifikuese për Kampionatin Botëror 2026, duke u përballur me Zvicrën.

Takimi mes “Dardanëve” dhe “Helvetikëve” nis në ora 20:45 dhe luhet në stadiumin “St. Jakob Park” në Bazel të Zvicrës.

Ndeshja është pjesë e Grupit B të kualifikimeve, ku përveç Kosovës dhe Zvicrës bëjnë pjesë edhe Suedia dhe Sllovenia.

Pas këtij dueli, Kosova do të rikthehet në Prishtinë, ku më 8 shtator do të presë Suedinë në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Të fundit nga rubrika