Kosova përballet me valën më ekstreme të të nxehtit – Pritet që rekordi i temperaturës të thyhet sërish

Pas një dite përvëluese, ku të premten më 25 korrik 2025 u regjistrua temperatura më e lartë ndonjëherë në Kosovë – plot 42.5°C në Klinë – vala ekstreme e të nxehtit pritet të vazhdojë edhe të sot (e shtune), duke ngritur shqetësime për ndikimin në shëndet dhe ambient.

Sipas parashikimit nga MeteoKosova, moti gjatë paradites do të jetë kryesisht me diell.

Megjithatë, pasditja do të karakterizohet me paqëndrueshmëri atmosferike, veçanërisht në pjesën jugore të vendit, ku priten zhvillime të vranësirave konvektive që mund të sjellin rrebeshe të izoluara shiu, të shoqëruara me shkarkesa rrufesh.

Nën ndikimin e masave të ajrit me origjinë sahariane, pritet të ketë reshje të formës së “shiut me baltë”, një dukuri e zakonshme kur pluhuri saharian përzihet me reshjet atmosferike.

Era do të jetë me drejtime të ndryshme dhe herë pas here mjaft e fuqishme, sidomos në zonat ku do të ketë zhvillime atmosferike më të theksuara, me shpejtësi që varion nga 20 deri në 60 km/h.

Temperaturat do të qëndrojnë jashtëzakonisht të larta, me vlerat minimale që parashikohen të lëvizin nga 19 deri në 22°C, ndërsa ato maksimale nga 39 deri në 43 apo edhe 44°C.

Nëse kjo ndodh, vendi mund të përballet me një rekord të ri historik të temperaturës më të lartë të regjistruar ndonjëherë.

Shija e redaktorit

Spektakël i basketbollit të shtunën në “Karagaç” – Afrim Bilali...

Besëlidhja e Lezhës është skuadra më e suksesshme në Shqipëri vitet e fundit. Dy herë kampione dhe një herë fituese e Kupës - skuadra nga...

TV Dukagjini transmeton ekskluzivisht ndeshjen Peja vs Besëlidhja

Basketbolli rikthehet në TV Dukagjini. Peja vs Besëlidhja, ndeshja parasezonale do të transmetohet direkt në TV Dukagjini të shtunën, nga ora 17:00. Një nga skuadrat më...

Presidentja Osmani dekreton harmonizimin e listës së organizatave terroriste me...

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekretuar sot harmonizimin e listës së organizatave të huaja terroriste me urdhrat ekzekutivë të presidentit amerikan,...

Të fundit nga rubrika