Kosova, pjesë e takimeve të liderëve evropianë në Pragë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, do ta përfaqësojë Kosovën në samitin e parë të Komunitetit Politik Evropian në Pragë të Çekisë, ku do të diskutohet për luftën në Ukrainë dhe për implikimet e saj në fusha të ndryshme të politikave

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani





Të enjten e 6 tetorit, liderët e 27 vendeve anëtare të Bashkimit Evropian (BE) dhe liderët e 17 vendeve të tjera evropiane do të takohen në Pragë të Çekisë për të diskutuar për luftën në Ukrainë dhe për implikimet e saj në fusha të ndryshme të politikave.

Ky takim, po ashtu, është për të lansuar Bashkësinë Politike Evropiane, një ide që fillimisht është promovuar në maj nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron.

Ndërsa një ditë më pas, më 7 tetor, kryeqyteti çek do të jetë nikoqir i një samiti joformal të Bashkimit Evropian që gjithashtu do të mbahet në Kështjellën e Pragës, raporton Rel.

Liderët nga 27 shtetet anëtare do të bisedojnë për sanksionet e Rusisë, për krizën energjetike, teksa kontinenti pritet të përballet me një dimër të vështirë.

Me ftesë të presidentit të Këshillit Evropian, Charles Michel dhe kryeministrit të Çekisë, Petr Fiala, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka udhëtuar për në Pragë ku do ta përfaqësojë Kosovën në samitin e parë të Komunitetit Politik Evropian (EPC).

Krahas pjesëmarrjes në sesionet kryesore të Komunitetit Politik Evropian, presidentja Osmani do të zhvillojë takime bilaterale me liderë evropianë për të diskutuar thellimin e bashkëpunimit për tejkalimin e sfidave të përbashkëta.

Para liderëve evropianë, e para e vendit do ta përçojë mesazhin e përkushtimit të palëkundur të popullit dhe institucioneve të Kosovës për integrimin euroatlantik të Kosovës si garanci për paqe të qëndrueshme në rajon dhe më gjerë.

Gjatë takimeve bilaterale, Osmani do të diskutojë edhe mbështetjen për anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare.





Shija e redaktorit

Garat e çiklizmit, edhe sot bllokim i përkohshëm i qarkullimit...

Policia e Kosovës ka njoftuar se edhe të shtunën, më 21 qershor 2025, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit për automjetet në...

Vasfije Krasniqi rrëfen historinë e saj në OKB: Drejtësia është...

Vasfije Krasniqi ka ndarë rrëfimin e saj si e mbijetuar e dhunës seksuale në luftën e fundit në Kosovë, në Kombet e Bashkuara në...

Në ditën e çlirimit të komunës, përurohet memoriali i dëshmorëve...

Në tokën kur dikur u derdh gjak për liri, sot përjetësohen emrat që nuk do të shuhen kurrë. Në ditën e çlirimit të komunës së...

Të fundit nga rubrika