Kosova pret në stadiumin “Fadil Vokrri” Irlandën e Veriut në ndeshjen e tretë të Ligës së Kombëve

“Dardanët” ndeshjen e tretë të UEFA Nations League të Ligës C do ta luajnë përballë Irlandës së Veriut në fushën e gjelbërt të stadionit “Fadil Vokrri”. Ndeshja mes Kosovs dhe Irlandës së Veriut do të zhvillohet nga ora 20:45

Kombtarja e Kosovës në futboll

Kombëtarja e Kosovës në futboll do ta presë në shtëpi ekipin e kombëtares së Irlandës së Veriut.

Në këtë përballje, Kombëtarja e Kosovës hyn pas fitores në udhëtim ndaj Qipros dhe një humbje në shtëpi ndaj Greqisë.

Nga ana tjetër, Irlanda e Veriut kanë vetëm një pikë, pasi pësuan humbje nga Greqia dhe barazuan me Qipron.

Në këtë ndeshje, Kombëtarjë e Kosovës do ketë mungesa të lojtarëve. Mbrojtësi Fidan Aliti nuk do jetë pjesë e lojës pas ndëshkimit me kartonin e kuq në ndeshjen ndaj Greqisë. Gjithashtu, edhe portieri Aro Muriç do mungojë në këtë ndeshje për arsye të njëjta.

Në ndeshjet e qershorit s’po luajnë as mbrojtësit e krahut: Mërgim Vojvoda e Florent Hadërgjonaj, ndërsa mungon edhe mesfushori ofanziv, Bersant Celina.

Nga ana tjetër, Irlanda e Veriut do ketë mungesë të lojtarve për arsye se ka të lënduar lojtarët si: Stuart Dallas, Josh Magennis, Corry Evans e Craig Cathcart, të cilët do të mungojnë në katër ndeshjet e qershorit.

Sidoqoftë, të dyja kombëtaret janë të vendosura për ta fituar këtë sfidë, e cila mbahet sot në ora 20:45 në stadimin e Prishtinës “Fadil Vokrri”, si dhe vlen të kujtojmë se në këtë sfidë pritet të ketë një numër të madhë të tifozëve, pasi të gjitha biletat janë shitur.

Shija e redaktorit

Garat e çiklizmit, edhe sot bllokim i përkohshëm i qarkullimit...

Policia e Kosovës ka njoftuar se edhe të shtunën, më 21 qershor 2025, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit për automjetet në...

Vasfije Krasniqi rrëfen historinë e saj në OKB: Drejtësia është...

Vasfije Krasniqi ka ndarë rrëfimin e saj si e mbijetuar e dhunës seksuale në luftën e fundit në Kosovë, në Kombet e Bashkuara në...

Në ditën e çlirimit të komunës, përurohet memoriali i dëshmorëve...

Në tokën kur dikur u derdh gjak për liri, sot përjetësohen emrat që nuk do të shuhen kurrë. Në ditën e çlirimit të komunës së...

Të fundit nga rubrika