“Kosova qëndron me banorët e ishujve dhe SHBA-së”, Kurti ngushëllon popullin e Hawaiit pas zjarreve shkatërruese

"Kosova qëndron me banorët e ishujve dhe SHBA-së në këto kohë jashtëzakonisht sfidues"

FOTO:EO

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i ka shprehur ngushëllime popullit të Hawaiit për viktimat që u shkaktuan nga zjarret, në disa ishuj të këtij vendi.

Kurti, përmes platformës X ka thënë se Kosova qëndron me banorët e ishujve dhe ShBA-së.

“Shumë i trishtuar nga zjarret shkatërruese në Hawaii. Mendimet tona të sinqerta janë me njerëzit që kanë humbur të dashurit, shtëpitë dhe komunitetet përballë kësaj fatkeqësie natyrore. Kosova qëndron me banorët e ishujve dhe SHBA-së në këto kohë jashtëzakonisht sfidues”, ka shkruar Kurti.

Zjarret që kanë shpërthyer në pjesët perëndimore dhe qendrore të Maui në Hawaii kanë marrë tashmë jetën e 80 njerëzve. Zjarret, të cilat filluan më 8 gusht, janë ndezur nga erërat e forta nga uragani Dora dhe disa lagje janë djegur deri në themel. Qyteti historik i Lahaina në bregun perëndimor të ishullit është shkatërruar gati plotësisht.

Shija e redaktorit

Librat e verës nga “Dukagjini”, zgjedhjet më të mira për...

Vera është koha ideale për aventura, por jo të gjitha ndodhin jashtë. Disa nga udhëtimet më të paharrueshme ndodhin brenda faqeve të një libri....

Shtëpia botuese “Dukagjini” propozon 9 libra që mund t’ju shoqërojnë...

Vera nuk është vetëm koha e pushimeve, por edhe e rikthimit te vetja. Në këtë periudhë kur ditët janë më të gjata e ritmi...

Pas raportimit të Dukagjinit, 3 donatorë i dalin në ndihmë...

Gjendjes së rënduar të familjes Krasniqi në Llukar e për të cilën raportoi ditë më parë Dukagjini, i kanë dal në ndihmë disa qytetarë...

Të fundit nga rubrika