Kosova renditet e dyta në Ballkan për luftimin e korrupsionit

Janë publikuar rezultatet e Indeksit të Perceptimit të Korrupsionit për vitin 2022, ku Kosova është renditur e dyta në Ballkan, sa i përket luftimit të korrupsionit

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), në një konferencë për media, ka publikuar rezultatet e Indeksit të Perceptimit të Korrupsionit për vitin 2022.

Eugen Cakolli, hulumtuesi i lartë në KDI, ka thënë se Kosova është renditur e 84-ta në botë, sa i përket vlerësimit për luftim të korrupsionit.

Hulumtuesi i lartë i KDI-së, Eugen Cakolli

“Për vitin 2022, rezultatet e Indeksit tregojnë që disa shtete të botës kanë pasur fare pak apo nuk kanë pasur progres në luftimin e korrupsionit, duke bërë që 2/3 e shteteve të botës të jenë në anëtare të pranueshme prej 50 pikësh ku bën pjesë edhe Kosova. Për vitin 2022, Kosova është e vlerësuar me gjithsej me 41 pikë, duke u renditur në vendin e 84 nga 180 shtete të botës”, ka thënë Cakolli.

“Ky rezultat reflekton një trend të vazhdueshëm dhe inkurajues të njehsimit të Kosovës në këtë indeks, krahasuar me vitet e kaluara”, ka shtuar ai.

Hulumtuesi i lartë i KDI-së ka theksuar se në raport me vendet e tjera të Ballkanit, Kosova renditet e dyta pas Malit të Zi, ndërsa lë pas vetes Maqedoninë e Veriut me 40 pikë, Shqipërinë dhe Serbinë me nga 36 pikë, si dhe Bosnje Hercegovinën me 34 pikë. EO

 

Shija e redaktorit

Librat e verës nga “Dukagjini”, zgjedhjet më të mira për...

Vera është koha ideale për aventura, por jo të gjitha ndodhin jashtë. Disa nga udhëtimet më të paharrueshme ndodhin brenda faqeve të një libri....

Shtëpia botuese “Dukagjini” propozon 9 libra që mund t’ju shoqërojnë...

Vera nuk është vetëm koha e pushimeve, por edhe e rikthimit te vetja. Në këtë periudhë kur ditët janë më të gjata e ritmi...

Pas raportimit të Dukagjinit, 3 donatorë i dalin në ndihmë...

Gjendjes së rënduar të familjes Krasniqi në Llukar e për të cilën raportoi ditë më parë Dukagjini, i kanë dal në ndihmë disa qytetarë...

Të fundit nga rubrika