Kosova synon që deri më 2030 të jetë anëtare e BE-së

Kosova e cila ende nuk është njohur nga disa vende të Bashkimit Evropian, po shikon vitin 2030 si një datë të synuar për të qenë gati për anëtarësim

Zëvendëskryeministri i parë i Kosovës, Besnik Bislimi





Kosova planifikon të paraqesë zyrtarisht një aplikim për t’u bashkuar me Bashkimin Evropian gjatë ditëve në vijim.

Në një intervistë për Politico, zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, ka thënë se “ne jemi të gatshëm ta vendosim Kosovën në trajektoren e re”.

Kosova, e cila nuk njihet nga disa vende të BE-së, po e sheh vitin 2030 si një datë të synuar për të qenë gati për anëtarësim.

Bislimi ka deklaruar se e dinte se do të duhej një kohë derisa Kosova të ishte gati për anëtarësim, por ai përmendi vitin 2030 si objektiv fillestar.

Sipas tij, BE-ja “nuk do të jetë kurrë e plotë pa Ballkanin Perëndimor”.

Një avantazh për Kosovën, sipas Bislimit, është popullsia e saj e re, e cila është “më entuziastja për t’u bashkuar”.

Zëvendëskryeministri ka shprehur optimizëm se vendi i tij do të jetë në gjendje të zbatojë shpejt ndryshimet ekonomike.

“Për mendimin tim, bollëku i frymës ndërmarrëse që shihni në Kosovë, deri diku do t’i lehtësonte këto reforma ekonomike për ne”, shtoi ai.

Po ashtu, Bislimi pranoi sfidat e konsiderueshme, veçanërisht miratimin e standardeve të sundimit të ligjit të BE-së.

“Në shtetin e së drejtës, nuk është aq e lehtë për shkak të një periudhe të gjatë stagnimi,” vuri në dukje ai, duke shtuar se “rezistenca” nga “humbësit e reformave të reja është shumë më e lartë në sistemin e drejtësisë sesa në sistemin e ekonomisë”.

Sa i përket çështjes së diskutueshme të njohjes, Bislimi argumentoi se mosnjohësit aktualë të BE-së përfundimisht nuk do të përbëjnë një pengesë për ofertën e pranimit të Kosovës.

“Duke qenë se anëtarësimi është një proces afatgjatë, ne besojmë se deri atëherë do të jemi të gatshëm të zgjidhim të gjitha ato mosmarrëveshje që i kanë penguar këto vende të njohin Kosovën dhe pastaj ta bëjnë këtë çështje të panevojshme”.

Megjithatë, ka një rrugë përpara pasi Brukseli së fundmi paraqiti një propozim të përditësuar.

“Shpresojmë që shumë shpejt të fillojmë këtë proces të rëndësishëm dhe intensiv të normalizimit të ndërmjetëm”, ka theksuar Bislimi.

“Ne do ta quajmë këtë një traktat bazë – një traktat që mund të sjellë zgjidhje për shumicën e mosmarrëveshjeve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, por jo domosdoshmërisht do të thotë normalizim i plotë”, shtoi ai.

Siç potencoi Bislimi, edhe një marrëveshje e pjesshme me Beogradin mund të ndihmojë në hapjen e rrugës për Kosovën për t’u afruar me BE-në dhe për të rritur shanset për normalizim të plotë poshtë vijës.

“Mendoj se vetë ideja për të pasur këtë hap të ndërmjetëm mund të jetë e mjaftueshme, për të treguar përkushtimin e palëve ndaj atyre vendeve skeptike – dhe për t’i çuar ato në rrugën e njohjes”.





Shija e redaktorit

Raporti për lirinë e medias vlerësohet alarm për shoqërinë dhe...

Në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit vendi ynë shënoi rënie për 19 vende në indeksin e lirisë së medieve nga “Reporterët Pa Kufij”....

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Të fundit nga rubrika