Kosova zyrtarisht njihet nga BE-ja si vend i sigurt për azil

Flamujt e BE-së

Këshilli i Bashkimit Evropian ka vendosur zyrtarisht ta përfshijë Kosovën në listën e vendeve të sigurta të origjinës, një hap që u mundëson shteteve anëtare të BE-së të përshpejtojnë procedurat e azilit për qytetarët që vijnë nga vende ku nuk konsiderohet se ka rrezik përndjekjeje apo shkelje të rënda të të drejtave të njeriut.

Në listë, përveç Kosovës, janë shtuar edhe Bangladeshi, Kolumbia, Egjipti, India, Maroku dhe Tunizia. Vendimi u njoftua pas miratimit të qëndrimit të Këshillit për dy ligjet e reja evropiane që prekin drejtpërdrejt politikat e azilit.

Sipas komunikatës së Këshillit Evropian, legjislacioni i ri synon procedura më të shpejta dhe më efikase për trajtimin e kërkesave të azilit, veçanërisht për ata që nuk plotësojnë kriteret për të marrë mbrojtje brenda BE-së.

Rregullat e reja u japin shteteve anëtare të drejtën të refuzojnë një kërkesë për azil si të papranueshme në tri raste,  kur ekziston një lidhje midis aplikuesit dhe një vendi të tretë (kriter që nuk është më i detyrueshëm), kur aplikuesi ka kaluar tranzit përmes një vendi të tretë, dhe kur BE-ja ka marrëveshje me një vend të tretë të sigurt ku mund të shqyrtohet kërkesa e azilit jashtë territorit evropian.

Statusi i vendit të sigurt të origjinës u mundëson shteteve anëtare të përdorin procedura të përshpejtuara, përfshirë edhe në pikat kufitare apo zonat e tranzitit. Një vend konsiderohet i sigurt vetëm nëse garanton standarde të larta sigurie dhe mbrojtje të të drejtave themelore.

Për vendet kandidate për BE, ky status mund të pezullohet në rast konflikti të armatosur, kufizimesh ndaj të drejtave të njeriut apo rritjeje të madhe të vendimeve pozitive për azil nga ai vend.

Komisioni Evropian do të monitorojë vazhdimisht situatën dhe, nëse paraqiten prova të mjaftueshme, mund të pezullojë statusin e sigurt për të gjithë vendin ose për zona të caktuara të tij.

Shija e redaktorit

Dukagjini prezanton serinë e re të lektyrave në Prishtinë: “Kutia...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” ka promovuar sot në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës serinë e re të Lektyrave shkollore për klasat 1–5, në një aktivitet që...

Shkolla “Ismail Qemali” anëtarësohet në UNESCO Education Charter Club

Shkolla fillore e mesme e ulët “Ismail Qemali” në Prishtinë ka marrë konfirmimin zyrtar për themelimin e “Ismail Qemali UNESCO Education Charter Club”, duke...

“Dita e Forcës”, kazermat e FSK-së të hapura për qytetarët

Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës, me rastin e Ditës së Forcës, sot duke filluar nga ora 09:00 deri në ora...

Të fundit nga rubrika