Kovaçevski: Milloshoski ta vendosë në rend dite ligjin për masa kufizuese

Pas vëndimit të departamentit amerikan të shtetit DASH ka reaguar kryetari i LSDM-së, Dimitar Kovaçevski

Vendosja në listën e zezë të ish-prokurores speciale, Katica Janeva dhe kryetarit të komunës së Karposhit dhe kandidatit për president, Stevço Jakimovski, janë vendime të institucioneve amerikane, tha kryetari i LSDM-së, Dimitar Kovaçevski.

Ai shtoi se lidhur me këtë çështje Qeveria ka përgatitur një ligj për masat kufizuese, por që nuk mund të kalojë në Kuvend, sepse e kanë bllokuar deputetët e OBRM-PDUKM-së.

“Bëhet fjalë për vendime që marrin institucionet amerikane në bazë të informacionit që kanë në dispozicion. Duke pasur parasysh se SHBA-të janë partneri ynë strategjik dhe njësoj si BE-ja dhe Kombet e Bashkuara, Qeveria ka përgatitur një ligj për masat kufizuese që i është dorëzuar Kuvendit. E keni parë njoftimin e LSDM-së, vetëm mund të përsëris se i bëjmë thirrje deputetit Antonio Milloshoski dhe partisë së tij OBRM-PDUKM që të mos e bllokojnë ligjin dhe të kalojë në procedurë parlamentare”, tha Kovaçevski.

Ai kërkoi nga OBRM-PDUKM-ja nëse nuk duan ta vendosin ligjin në rend dite, të deklarojnë se për çfarë arsye nuk duan që ai të kalojë në Kuvend./raportoi Telegrafi.

Shija e redaktorit

INTERVISTË| Armend Mehaj: Kosova sot është fuqi ushtarake reale –...

Ish-ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, ka dhënë një intervistë ekskluzive për RTV Dukagjini, e cila njëherësh shënon edhe intervistën e...

RTV Dukagjini ju uron Vitin e Ri 2026!

Me rastin e ndërrimit të motmoteve dhe hyrjes në Vitin e Ri 2026, RTV Dukagjini u përcjell urimet më të përzemërta të gjithë qytetarëve...

Prishtina feston me muzikë e fishekzjarrë, qytetarët tregojnë pritjet për...

Festa për pritjen e vitit të ri në sheshet e kryeqytetit ka nisur nga ora 18 e do të vazhdojë deri në orët e...

Të fundit nga rubrika