Këshilli Prokurorial hap konkursin për 34 prokurorë, 10 vende të rezervuara për komunitetin serb

Screenshot

Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) ka marrë vendim për shpalljen e konkursit për rekrutimin e 34 prokurorëve të rinj në sistemin prokurorial të vendit.

Sipas vendimit të KPK-së, nga numri i përgjithshëm i pozitave të lira, 10 vende janë rezervuar për kandidatët nga komuniteti serb, në përputhje me obligimet ligjore për përfaqësim të komuniteteve joshumicë në institucionet e Kosovës.

KPK ka bërë të ditur se konkursi do të zhvillohet për plotësimin e nevojave të sistemit prokurorial dhe forcimin e kapaciteteve profesionale në trajtimin e lëndëve dhe ushtrimin e funksionit të prokurorit.

“KPK kërkon 34 prokurorë të rinj – 10 nga komuniteti serb”, thuhet në njoftimin lidhur me këtë vendim.

Fillimisht, u prezantua analiza që përcakton nevojën e sistemit prokurorial për prokurorë të rinj.

Anëtari Dardan Vuniqi gjatë prezantimit të kësaj analize tha se janë 177 prokurorë aktiv, 34 pozita të lira- prej tyre 10 për komunitetin serb.

“Neve obligohemi të ndërmarrim veprime për ritjen e përfaqësimit të komunitetit serb në sistem. Komisioni rekomandon 10 vende për komunitetin serb, 24 pozita të lira për pjesën tjetër”, tha Vuniqi.

Ndërkaq, kryesuesi Arian Gashi tha se është me interes të Kosovës përfaqësimi i komuniteteve dhe krahas kësaj, është edhe obligim ligjor si rezultat i dialogut me shtetin fqinj, ku është marrë obligim bazuar në marrrëveshje.

“Andaj, inkurajoj pjesëtarët e komunitetit serb që të aplikojnë. Do të jetë proces i drejtë, i pavarur dhe i paanshëm”, u shpreh Gashi.

Në fund, me shtatë vota për, u miratua propozimi për shpalljen e konkursit për rekrutimin e prokurorëve të rinj.

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika