Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK), nën kryesimin e Ardian Hajdarajt, ka mbajtur sot takimin e tij të 281-të me radhë, i cili u zhvillua me dyer të mbyllura.
Gjatë takimit, kryesuesi Hajdaraj informoi anëtarët për pranimin e Aktgjykimit të Gjykatës Supreme të Kosovës lidhur me anulimin e vendimit për shkarkimin e Besim Kelemendit, nga pozita e ushtruesit të detyrës së kryeprokurorit të shtetit.
Ndërsa, çështjet që lidhen me zbatimin e këtij aktgjykimi sipas njoftimit, do të diskutohen në takimin e radhës të KPK-së.
“Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK), nën kryesimin e z. Ardian Hajdaraj, ka mbajtur sot një takim të jashtëzakonshëm, të 281-të me radhë, i cili është zhvilluar me dyer të mbyllura. Me këtë rast, Kryesuesi Hajdaraj njoftoi anëtarët e KPK-së për pranimin e Aktgjykimit të Gjykatës Supreme të Republikës së Kosovës. Ndërkaq, çështjet të cilat ndërlidhen me zbatimin e këtij aktgjykimi do të trajtohen në takimin e radhës”, thuhet në njoftim.
Gjykata Supreme e Kosovës të martën vendosi të anulojë shkarkimin e Besim Kelmendit nga pozita e ushtruesit të detyrës së kryeprokurorit të shtetit.
Supremja anulon vendimin e KPK-së për shkarkimin e Besim Kelmendit