KPMSHCK anulon vendimin e MPJD-së për transferimin e disa zyrtarëve në ministri tjera

Këshilli i Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës, e ka anuluar vendimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme për transferimin e Agron Malokut në Ministri të Shëndetësisë

Agron Maloku, ish-zyrtar i MPJD-së.

Këshilli i Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës (KPMSHCK) ka shfuqizuar vendimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD) për transferimet e Agron Malokut në Ministrinë e Shëndetësisë (MSH) dhe të tjerëve.

KPMSHCK me anë të një vendimi të marrë më 5 tetor të këtij viti, ka aprovuar ankesën e parashtruar nga ankuesit Agron Maloku, Maliqe Hashani-Qerimi, Ejup Kamberaj, Shani Hamitaga, Shkelzen Morina, Mybera Hyseni dhe Shqipe Krasniqi, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Me anë të këtij vendimi të KPMSHCK-së, janë shfuqizuar vendimet e MPJD-së për transferimet e të njëjtëve, duke kthyer çështjen në rishqyrtim dhe rivendosje të Komisionit të Ristrukturimit.

Tutje, në vendim thuhet se Komisioni i Ristrukturimit në MPJD obligohet që brenda afatit prej 15 ditësh nga dita e pranimit të këtij vendimi, të rishqyrtojë çështjen e transferimit të ankuesve në pajtim me legjislacionin në fuqi.

Në vitin 2008, menjëherë pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës, u themelua edhe Ministria e Punëve të Jashtme.

E që nga ajo kohë, pjesë e stafit të kësaj ministrie është edhe Agron Maloku. Ai ndër vite ka mbajtur edhe funksione të shumta brenda saj, e që së fundmi ka qenë edhe drejtor i departamentit të Financave dhe Shërbimeve të Përgjithshme në kuadër të MPJD-së.

Por, pos kësaj, ai ishte edhe Kryetar i Shoqatës Sindikale të Anëtarëve të Shërbimit të Jashtëm. Mirëpo, nëpërmjet një vendimi, Maloku  ishte njoftuar se nuk do të jetë më pjesë e kësaj Ministrie dhe se do të është transferohej në atë të Shëndetësisë.

Në vendimin e Ministrisë, thuhet se ky transferim ishte bërë për arsye të riorganizimit të MPJD-së. Mirëpo, këtë e mohon Maloku, duke thënë se kjo është hakmarrje ndaj tij, për angazhimin sindikal.

“Nuk kam qenë i informuar asnjëherë për këtë transferim. E dyta, është hakmarrje. Vlerësoj dhe mendoj se mund të jetë kjo për faktin se unë jam edhe drejtues i sindikatës të antarëve të shërbimit të jashtëm”, ka thënë Agron Maloku, ish-zyrtar i MPJD-së.

Maloku, gjatë kohës si drejtor i departamentit të Buxhetit, tregon se nuk e nënshkroi edhe një kontratë për furnizim me vetura, me arsyetimin që kjo nuk ka pasur bazë ligjore.

Shija e redaktorit

Pengesë vetoja ruse, “tani Kosova ka numër njohjesh për anëtarësim...

Bahamet u bënë shteti i katërt që njeh Kosovën vetëm brenda vitit 2025, duke shënuar një ringjallje të këtij procesi pas një periudhe shterpe...

Ndihmat humanitare nga Kosova për Gazën nisen me anije nga...

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka bërë të ditur se anija e ngarkuar me ndihma humanitare nga Kosova për Gazën është nisur nga porti i...

Dukagjini prezanton serinë e re të lektyrave në Prishtinë: “Kutia...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” ka promovuar sot në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës serinë e re të Lektyrave shkollore për klasat 1–5, në një aktivitet që...

Të fundit nga rubrika