KQZ apelon për pjesëmarrje aktive të qytetarëve në zgjedhjet e 28 dhjetorit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) mbajti të enjten mbledhjen e 106-të për këtë vit, vetëm një ditë para zhvillimit të zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës.

Kryesuesi i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi, gjatë mbledhjes, Radoniqi bëri thirrje për pjesëmarrje aktive të qytetarëve me të drejtë vote, duke i inkurajuar ata të ushtrojnë të drejtën e tyre kushtetuese dhe demokratike.

“Në emër të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, ftojmë të gjithë qytetarët me të drejtë vote që të ushtrojnë të drejtën e tyre kushtetuese dhe demokratike: të votojnë dhe të shprehin lirshëm vullnetin e tyre për të zgjedhur përfaqësuesit. Pjesëmarrja juaj është e një rëndësie të veçantë, andaj ju bëjmë thirrje të bëheni pjesë e këtij procesi”, tha Radoniqi.

Kryesuesi i KQZ-së gjithashtu apeloi tek anëtarët e Këshillave të Vendvotimit që të veprojnë me përgjegjësi, profesionalizëm dhe paanshmëri, duke respektuar procedurat ligjore dhe rregullat zgjedhore, për të garantuar se vullneti i qytetarëve të mbrohet dhe të realizohet plotësisht.

Radoniqi kujtoi se për të ruajtur integritetin dhe besueshmërinë e procesit zgjedhor, KQZ ka një bashkëpunim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe Prokurorinë e Shtetit, të cilat do të jenë të pranishme dhe të angazhuara në të gjitha komunat e vendit.

Gjithashtu, komisioni është në kontakt me KEDS-in për furnizimin me energji të qendrave të votimit, duke siguruar një proces zgjedhor të qetë, të drejtë dhe të sigurt.

“U bëjmë thirrje të gjithë anëtarëve të Këshillave të Vendvotimeve që do të jenë të angazhuar gjatë ditës së zgjedhjeve, që të veprojnë me përgjegjësi, profesionalizëm dhe paanshmëri, duke respektuar në përpikëri të gjitha procedurat ligjore dhe rregullat zgjedhore, në mënyrë që vullneti i qytetarëve të garantohet dhe të mbrohet plotësish”, tha Radoniqi.

Shija e redaktorit

Pengesë vetoja ruse, “tani Kosova ka numër njohjesh për anëtarësim...

Bahamet u bënë shteti i katërt që njeh Kosovën vetëm brenda vitit 2025, duke shënuar një ringjallje të këtij procesi pas një periudhe shterpe...

Ndihmat humanitare nga Kosova për Gazën nisen me anije nga...

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka bërë të ditur se anija e ngarkuar me ndihma humanitare nga Kosova për Gazën është nisur nga porti i...

Dukagjini prezanton serinë e re të lektyrave në Prishtinë: “Kutia...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” ka promovuar sot në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës serinë e re të Lektyrave shkollore për klasat 1–5, në një aktivitet që...

Të fundit nga rubrika