KQZ e gatshme të shpallë rezultatin përfundimtar pas numërimit të mbi 3,000 pakove nga votimi me postë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), ka njoftuar se gjatë ditës së sotme në Kosovë pritet të arrijnë 3,185 pako me fletëvotime nga diaspora, të tërhequra më 2 dhe 5 janar nga Paris (1,962), Berlin (633), Hagë (61), Podgoricë (125) dhe Otavë (404).

Sipas KQZ-së, këto pako do të përfshihen fillimisht në procesin e vlerësimit dhe verifikimit për të siguruar që fletëvotimet janë dërguar nga votuesit e regjistruar jashtë Kosovës. Vetëm fletëvotimet e aprovuara do të numërohen, dhe numërimi i tyre planifikohet të fillojë sonte rreth orës 19:00.

Numërimi i këtyre fletëvotimeve shënon përfundimin e procesit të numërimit të të gjitha fletëvotimeve nga zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës, të mbajtura më 28 dhjetor 2025.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka bërë të ditur se pas përfundimit të këtij numërimi, Komisioni është gati të shpallë rezultatin përfundimtar.

Sipas Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme, palët kanë të drejtë të parashtrojnë ankesa në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) brenda 48 orëve nga supozimi i një shkeljeje gjatë procesit të numërimit.

Shija e redaktorit

INTERVISTË| Armend Mehaj: Kosova sot është fuqi ushtarake reale –...

Ish-ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, ka dhënë një intervistë ekskluzive për RTV Dukagjini, e cila njëherësh shënon edhe intervistën e...

RTV Dukagjini ju uron Vitin e Ri 2026!

Me rastin e ndërrimit të motmoteve dhe hyrjes në Vitin e Ri 2026, RTV Dukagjini u përcjell urimet më të përzemërta të gjithë qytetarëve...

Prishtina feston me muzikë e fishekzjarrë, qytetarët tregojnë pritjet për...

Festa për pritjen e vitit të ri në sheshet e kryeqytetit ka nisur nga ora 18 e do të vazhdojë deri në orët e...

Të fundit nga rubrika