KQZ-ja certifikon kandidatët, LVV dhe PDK pjesë e garës për kryetar në katër komunat në veri

KQZ-ja ka marrë vendim për certifikimin e subjekteve politike dhe kandidatëve për pjesëmarrje në zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetarë të katër komunave

Veriu i Mitrovicës





Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka vendosur për certifikimin e subjekteve politike dhe kandidatëve për pjesëmarrje në zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetarë të katër komunave, Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok.

Lëvizja Vetëvendosje dhe Partia Demokratike e Kosovës, do të kenë në garën e 18 dhjetorit nga katër kandidatë, ndërsa pjesë e procesit zgjedhor janë edhe subjektet e tjera politike.

Kandidatët e certifikuar të PDK-së janë Albulena Behluli Hetemi (Leposaviq), Izmir Zeqiri (Zubin Potok), Ilir Peci (Zveçan) dhe Taulant Kelmendi (Mitrovicë e Veriut).

Kurse, kandidatët e certifikuar të Vetëvendosjes janë Lulzim Hetemi (Leposaviq), Flatron Hasani (Zubin Potok), Fetah Peci (Zveçan) dhe Erden Atiq (Mitrovicë e Veriut), shkruan KP.

Aleksandër Jabllanoviq, i cili njëherësh është kryetar i partisë Partija Kosovskih Srba, është certifikuar si kandidat për kryetar të komunës së Leposaviqit.

Iniciativa Qytetare Mitrovica do të marrë pjesë në zgjedhjet për Mitrovicë të Veriut me kandidatin e certifikuar Betim Osmani, ndërsa Iniciativa Qytetare Srpski Opstanak me kandidatin, Aleksandar Arsenijoviq.

Në këto zgjedhje, është certifikuar një kandidate e pavarur, Sladjana Pantoviq, e cila garon për kryetare të komunës së Zveçanit.

Para mbledhjes, zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka thënë se pas përfundimit të procesit të aplikimit të subjekteve politike dhe kandidatëve, i cili është përmbyllur më 25 nëntor, KQZ-ja ka komunikuar me institucionet e ndryshme shtetërore për të verifikuar nëse kandidatët e paraqitur janë në pajtueshmëri me nenin 29 të ligjit për zgjedhjet e përgjithshme.

Ky nen, tregon se kush mund të jetë kandidat i certifikuar për pjesëmarrje në zgjedhje, përveç disa rasteve, pra: nëse është gjykatës apo prokuror; pjestar i FSK-së, doganës, i AKI-së, përfaqësues diplomatik apo pjesëtar i PZAP-it.

Gjithashtu, sipas KQZ-së, është komunikuar edhe me Këshillin Gjyqësor të Kosovës për të verifikuar nëse ndonjë nga kandidatët është i shpallur fajtor për vepër penale me një vendim përfundimtar të gjykatës në tri vitet e fundit, apo me vendim të gjykatës i është hequr e drejta për të qenë kandidat.





Shija e redaktorit

Ipeshkvi Dodë Gjergji uron Fitër Bajramin nga BIK-u: Thirrje për...

Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës me rastin e festës së Fitër Bajramit, pavarësisht përkatësisë së tyre fetare. Së...

Për nder të 32-vjetorit të themelimit, shtëpia botuese “Dukagjini” dhuron...

E themeluar më 14 mars 1994, në një periudhë sfiduese për librin, arsimin dhe kulturën shqiptare në Kosovë, shtëpia botuese “Dukagjini” sot shënon 32-vjetorin...

Ekskluzive: Kosova mundëson riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë-Hercegovinës nga Riadi...

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka organizuar riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë dhe Hercegovinës me një fluturim nga Riadi drejt...

Të fundit nga rubrika