Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë një njoftim lidhur me votimin me postë për raundin e dytë të zgjedhjeve lokale që pritet të mbahen më 9 nëntor.
Në njoftimin e KQZ-së thuhet se të drejtën për të votuar përmes postës e kanë vetëm votuesit që janë regjistruar gjatë periudhës së aplikimit për raundin e parë të zgjedhjeve, njofton Dukagjini.
“Kjo vlen vetëm për votuesit e komunave ku do të mbahet raundi i dytë i zgjedhjeve. KQZ do të dërgojë materialet e nevojshme për votim në adresën tënde të banimit me postë”, thuhet në njoftim.
Kujtojmë se 18 komuna kanë shkuar në balotazh teksa numri i përgjithshëm i qytetarëve me të drejtë vote në raundin e dytë të zgjedhjeve është 1,346,397 votues.
21 komuna zgjedhin kryetarët në rundin e parë, 17 të tjera shkojnë në balotazh