KQZ: Mbi 81 për qind pjesëmarrje në votimin e diasporës në përfaqësitë diplomatike

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka mbajtur konferencën e tretë për procesin e votimit në përfaqësitë diplomatike të Republikës së Kosovës, duke dhënë detaje për ecurinë dhe pjesëmarrjen e qytetarëve në votimin jashtë vendit.

Kryesuesi i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi, njoftoi se deri në orën 20:00, votimi është përmbyllur në 25 përfaqësi diplomatike në shtete si Turqia, Gjermania, Zvicra, Franca, Belgjika, Norvegjia, Austria, Suedia, Sllovenia, Danimarka, Italia, Kroacia, Holanda, Republika Çeke, Hungaria dhe Mbretëria e Bashkuar. Ndërkaq, sipas kohës lokale në Kosovë, votimi në katër përfaqësi diplomatike në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Kanada do të përfundojë në orën 01:00 të ditës së diel.

Radoniqi bëri të ditur se gjatë gjithë ditës së votimit jashtë vendit, KQZ ka qenë në kontakt të vazhdueshëm me përfaqësitë diplomatike dhe se procesi i votimit është zhvilluar pa ndonjë pengesë.

Ai, në emër të KQZ-së, falënderoi shefat dhe stafin e misioneve diplomatike, si dhe anëtarët e këshillave të vendvotimeve, për angazhimin dhe profesionalizmin e treguar gjatë këtij procesi.

“Sipas të dhënave nga 25 përfaqësi diplomatike ku është mbyllur votimi, si dhe nga të dhënat e orës 13:00 për votimin në ShBA dhe Kanada, nga gjithsej 19,187 votues të regjistruar, kanë votuar 81.29 për qind apo 15,597 votues”, ka bërë të ditur Radoniqi.

Sipas procedurave ligjore, fletëvotimet e hedhura në përfaqësitë diplomatike nuk do të numërohen jashtë vendit, por do të transportohen në Kosovë gjatë ditëve në vijim, ku edhe do të bëhet numërimi i tyre.

Shija e redaktorit

Pengesë vetoja ruse, “tani Kosova ka numër njohjesh për anëtarësim...

Bahamet u bënë shteti i katërt që njeh Kosovën vetëm brenda vitit 2025, duke shënuar një ringjallje të këtij procesi pas një periudhe shterpe...

Ndihmat humanitare nga Kosova për Gazën nisen me anije nga...

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka bërë të ditur se anija e ngarkuar me ndihma humanitare nga Kosova për Gazën është nisur nga porti i...

Dukagjini prezanton serinë e re të lektyrave në Prishtinë: “Kutia...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” ka promovuar sot në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës serinë e re të Lektyrave shkollore për klasat 1–5, në një aktivitet që...

Të fundit nga rubrika