Komisioni Qendror Zgjedhor ka bërë të ditur se nga ora 08:00 e mëngjesit nga Qendra e Numërimit dhe Rezultateve do të fillojë shpërndarja e materialit zgjedhor për raundin e dytë të zgjedhjeve për kryetarë komunash, i cili do të mbahet më 9 nëntor 2025.
Zgjedhjet lokale në Kosovë janë mbajtur më 12 tetor, ndërsa në 18 komuna të vendit ku nuk u zgjodh kryetari në raundin e parë, qytetarët do të votojnë sërish nesër për të përcaktuar fituesit.
Komunat ku do të zhvillohet gara për raundin e dytë janë: Prishtina, Prizreni, Gjakova, Gjilani, Dragashi, Kaçaniku, Klina, Fushë Kosova, Mitrovica e Jugut, Obiliqi, Rahoveci, Peja, Suhareka, Vitia, Vushtrria, Juniku, Mamusha dhe Kllokoti.