KQZ: Sot shpallen rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 12 tetorit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve këtë të shtunë do të shpall rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 12 tetorit.

Sipas njoftimit të KQZ-së në mbledhjen që pritet të nis nga ora 18:00 do të bëhen të ditura këto rezultate, njofton Dukagjini.

“Ju njoftoj se sot (e shtunë, 25 tetor 2025, ora 18:00) Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban mbledhjen e radhës. Në rend dite është shpallja e rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve për Kryetarë të Komunave”, është thënë në njoftimin e KQZ-së.

Kujtojmë se me 9 nëntor do të mbahet raundi i dytë i zgjedhjeve lokale ku sot KQZ-ja bëri certifikimin e Listës Votuese për raundin e dytë të votimit për këto zgjedhje.

Balotazhi do të mbahet në 18 komuna: Gjakovë, Gjilan, Dragash, Kaçanik, Klinë, Fushë Kosovë Mitrovicë e Jugut, Obiliq, Rahovec, Pejë, Prishtinë, Prizren, Suharekë, Viti, Vushtrri, Junik, Mamushë dhe Kllokot.

Teksa numri i përgjithshëm i qytetarëve me të drejtë vote në raundin e dytë të zgjedhjeve në këto 18 komuna është 1 milion e 346 mijë e 397 votues.

KQZ certifikon listën votuese dhe vendos numrin e fletëvotimeve për raundin e dytë

Shija e redaktorit

Mes familjes dhe ushtrisë – Historitë e fëmijëve amerikanë që...

Flamuri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe ai i NATO-s, përtej historisë në këtë hapësirë, shënojnë edhe një destinacion ku siguria dhe bashkëpunimi...

Hotel Dukagjini nikoqir i Asamblesë së Federatës Ndërkombëtare të Alpinizmit...

Rreth 130 përfaqësues të 90 shteteve të ndryshme të botës do të qëndrojnë për disa ditë në Pejë. Kjo për shkak se Federata e Bjeshkatarisë...

Hotel Dukagjini nikoqir i Asamblesë së Përgjithshme të Federatës Ndërkombëtare...

Federata e Bjeshkatarisë dhe Ngjitjes Sportive të Kosovës (FBNSK) shënon një moment historik duke pritur për herë të parë në Kosovë Asamblenë e Përgjithshme...

Të fundit nga rubrika