Krah për krah në Koshare, Osmani shmang Haxhiun e Abdixhikun

Përvjetori i 27-të i Betejës së Koshares, të enjten i mblodhi liderët institucionalë për homazhe. Ndonëse afër njëri-tjetrit, ish-presidentja Vjosa Osmani s’u përshëndet as me Albulena Haxhiun e as Lumir Abdixhikun e LDK-së

Tapeti i kuq u shtri me solemnitet, e garda e ushtrisë u vendos në vend.

Në kompleksin memorial të Koshares, për homazhe mbërriti ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu.

E shoqëruar nga ministrja e Drejtësisë, dhe përfaqësues të tjerë të Lëvizjes Vetëvendosje, u ndal për të përkujtuar të rënët për liri.

Në përvjetorin e 27-të të betejës, Haxhiu foli për rëndësinë e një dite të tillë.

“Mëngjesi i 9 prillit 27 vjet më parë nisi herët në Koshare. Njësitë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës u nisën drejt vijës kufitare, terreni ishte i vështirë dhe përballja filloi që në orët e para. Sypatrembur dhe plot guxim ushtarët tonë avancuan hap pas hapi derisa e thyen kufirin Shqipëri-Kosovë të vendosur padrejtësisht pothuajse një shekull më parë, kufirin që i kishte ndarë shqiptarët që nga viti 1913…Ai kishte udhëhequr sulmin që nga dita e parë. Ishte në vijën e parë të frontit kur kufiri u thye. Rënia e tij ishte humbje e madhe për Kosovën por në të njëjtën kohë u bë forcë për ushtarët e tij të cilët e quan deri në fund amanetin e tij për ta hequr kufirin që ndante atë kohë andej-këndej drinit”, ka thënë Albulena Haxhiu, Ushtrues e detyrës së Presidentes

Pak metra tutje, në të njëjtin vend, ishte edhe ish-presidentja Vjosa Osmani.

Dy figurat, ndonëse pranë njëra-tjetrës, nuk shkëmbyen asnjë përshëndetje.

Osmani zgjodhi ta kalojë kohën mes fotografive e bisedave me të pranishmit.

“Kosharja na ka lënë Kosovën amanet, na ka lënë shqiptarinë amanet dhe ne duhet sot ta ruajmë këtë amanet si sytë e ballit dhe të sigurohemi që Kosova ecën përpara, për hir të kujtimit që na lanë dëshmorët, që na lanë heronjtë dhe na lanë martirët e lirisë”, ka thënë Vjosa Osmani – Ish-Presidente.

Heshtja s’ishte vetëm mes tyre.

As mes Osmanit dhe ish-bashkëpartiakut të saj, kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku nuk pati përshëndetje.

Kryetari i LDK-së ka theksuar se kjo betejë përfaqëson përpjekjen e madhe për liri, pavarësi dhe demokraci.

“Sot nderojmë një nder beretat më të  rëndësishme të popullit shqiptarë betejën e Koshares e thyerjes se kufirit shqiptaro shqiptar një thyrje historike të një padrejtësie historike. Sot nderojmë të 114 heronjtë të rënët në këtë betejë siç edhe falënderojmë të gjallët dhe me këtë ia rikujtojmë vetes çdo ditë se sa e shenjt dhe shtrenjtë është historia dhe liria e popullit tonë”,ka thënë Lumir Abdixhiku, Kryetar i LDK-së.

Për homazhe në Koshare erdhën edhe lideri i AAK-së Ramush Haradinaj, e njëri ndër themeluesit e UÇK-së, Ali Ahmeti.

“Thyerja e kufirit që ndau shqiptarët ishte ëndërr e shumë brezave. Përulemi me nderim para heronjve të Brigadës 138 të UÇK-së, bijve të kombit që sakrifikuan gjithçka për liri. Ata ranë për të mbetur gjallë në kujtesën e popullit dhe shtetit të Kosovës!”, ka thënë Ramush Haradinaj, Lider i AAK-së.

“Me nderim përulemi para atyre që dhanë gjithçka për këtë ideal të madh, sepse besonin se liria e atdheut është mbi çdo sakrificë. Ata nuk janë më fizikisht mes nesh, por mbeten përjetësisht në ndërgjegjen dhe kujtesën e popullit tonë, si themel i shtetit të Kosovës”, ka thënë ndër të tjera Ali Ahmeti, kryetar i BDI-së.

Në përvjetorin e Betejës së Koshares të enjten për homazhe ishin edhe anëtarë të Partisë Demokratike të Kosovës. Derisa u mbajt edhe manifestimi tradicional “Ditët e Shqipes”.

Shija e redaktorit

SHBA kërkon mbylljen e UNMIK-ut: Kosova s’mund të trajtohet si...

Përfaqësuesja e Shteteve të Bashkuara në Këshillin e Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), Tammy Bruce, ka ritheksuar qëndrimin e SHBA-së për...

Ambasada e SHBA-së në Prishtinë shënon 18-vjetorin e ngritjes

Më 8 prill 2008, statusi i Misionit të Shteteve të Bashkuara në Prishtinë ndryshoi zyrtarisht nga “Zyrë e SHBA-së” në “Ambasadën e SHBA-së në...

Ipeshkvi Dodë Gjergji uron Fitër Bajramin nga BIK-u: Thirrje për...

Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës me rastin e festës së Fitër Bajramit, pavarësisht përkatësisë së tyre fetare. Së...

Të fundit nga rubrika