Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Nezir Kraki, ka deklaruar se subjekti i tij politik nuk ka vija të kuqe për Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), duke lënë të hapur mundësinë për bashkëpunim të mundshëm në të ardhmen.
Në një prononcim në Debat Plus, Kraki tha se partia e vetme me të cilën bashkëqeverisja është e pamendueshme mbetet Partia Demokratike e Kosovës (PDK).
“Katër parti që janë aty, unë mund ta përjashtoj njërën për arsyet tona, por dy-tri të tjerat i shoh si politikisht të frekuentueshme,” ka thënë ai.
“Për PDK-në kemi thënë se është e pamendueshme të futemi në bashkëqeverisje, por për këto të tjerat jo,” shtoi Kraki.
I pyetur nga moderatori Ermal Panduri pse Vetëvendosja nuk i ka bërë ftesë AAK-së, ai u përgjigj:
“Ftesë nuk i kemi bërë, por nuk kemi vijë të kuqe, s’kemi pasur vijë të kuqe.”