Krasniqi: Askush i lumtur me zgjedhjen e Dimal Bashës në krye të Kuvendit

Pas zgjedhjes së kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha, kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, tha se me këtë zgjedhje nuk është e kënaqur as Vetëvendosje , as qytetarët, as PDK-ja.

“Megjithatë, Kurti dhe VV konsiderojnë që qytetarët e Kosovës më së miri i përfaqëson Dimal Basha. Në një situatë normale, në një botë paralele asnjëherë nuk do ta votonim dikë si Dimali në krye të Kuvendit. Ne kemi votuar për ta zhbllokuar situatën, për ta çarë bllokadën e Albin Kurtit dhe për t’i qëndruar besnik fjalës së dhënë publike, sepse për PDK-në edhe për mua personalisht, kjo është më e rëndësishmja. Disa vlera morale që fatkeqësisht janë zbehur, para se gjithash nga Albin Kurti, që s’e ka mbajtur asnjë prej qëndrimeve që e ka pasë përgjatë viteve, ne të tjerët duhet t’i kthejmë. Fjalën që e kemi dhënë e mbajtëm sot.

A jemi të lumtur që është Dimal Basha kryetar? S’besoj që janë të lumtur as deputetët e Vetëvendosjes”, ka thënë Krasniqi.

Të fundit nga rubrika