Krasniqi: Bekim Berisha – Abeja ka vetëm një emër dhe epitet “Hero”

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi ka kujtuar heroin, Bekim Berisha në 25-vjetorin e rënies së tij.

Krasniqi ka thënë se Berisha është një nga shqiptarët e rrallë që nuk humbi asnjë mundësi për të luftuar kundër regjimit gjenocidal serb e sipas tij në Kroaci, Bosnje e Kosovë – ai ka vetëm një emër dhe një epitet “Hero”.

Tutje, Krasniqi ka thënë se Berisha për armikun ishte vetë makthi.

“Ata që e kanë njohur dhe kanë luftuar krah tij – kanë thënë se vlen sa 1 mijë ushtarë. Ndërkaq, për armikun, ai ishte vetë makthi. Bekim Berisha – Abeja, është një nga shqiptarët e rrallë që nuk humbi asnjë mundësi për të luftuar kundër regjimit gjenocidal serb. Në Kroaci, Bosnje e Kosovë – ai ka vetëm një emër dhe një epitet: Hero!

25 vite më parë, në betejën e tij t’fundit, atë të Junikut, Abeja i dha Atdheut edhe të vetmen gjë që i kishte mbetur: Jetën e tij”, ka shkruar Krasniqi.

Ai ka përkujtuar edhe bashkëluftëtarët e Berishës, si  Bedri Shala, Elton Zherka dhe Përmet Vula të cilët u përjetësuan në altarin e shenjtë të lirisë.

“Me bashkëluftëtarët Bedri Shala, Elton Zherka dhe Përmet Vula – ata u përjetësuan në altarin e shenjtë të lirisë. Dritë e pashuar mbi qiellin e lirë t’Kosovës. Lavdi e përjetshme”, ka theksuar ai tutje.

Po ashtu edhe kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka kujtuar heroin Bekim Berisha, në përvjetorin e rënies.Haradinaj përveç Bekim Berishës, ka kujtuar edhe të rënët tjerë të 10 gushtit 1998.

“Me mijëra trima njoha gjatë luftës për çlirim. Sikur shumë data tjera nuk do ta harroj kurrë as 10 gushtin e vitit 1998. Nder që ju kisha në krahë gjatë luftimeve kundër armikut; Bekim Berisha, Bedri Shala, Elton Zherka e Përmet Vula. Po në këtë datë ranë në altarin e lirisë trima me nam si; Jusuf Kelmendi, Agim Bajrami, Xheladin Kurtaj dhe Besnik Begunca. Faleminderit për shërbimin ndaj Atdheut!”, është shprehur Haradinaj.

Shija e redaktorit

Akademia “Dukagjini” përmbyllë nismën “Praktika të suksesshme në mësimdhënie dhe...

“Praktika të suksesshme në Mësimdhënie dhe Nxënie”, është nisma e cila nisi pesë muaj më parë e që sot po shndërrohet në një manifestim...

Shtëpia botuese “Dukagjini” sjell në gjuhën shqipe 16 libra të...

Secila një histori ndryshe nga tjetra. Të gjashtëmbëdhjetë libra nga krijimtaria e nobelistit gjermano-zviceran, Hermann Hesse, në gjuhën shqipe i gjeni në Librarinë “Dukagjini”. Promovimi i...

Kosova shteti i parë në Ballkan me angazhime të pranuara...

Republika e Kosovës është bërë shteti i parë nga Ballkani dhe i shtati në botë që i janë pranuar angazhimet në Kartën Globale për...

Të fundit nga rubrika