Krasniqi e Haradinaj kujtojnë Maskarën e Izbicës

25 vjetorin e Masakrës së Izbicës së Skenderajt ku mbetën të vrarë 147 shqiptarë, e kanë kujtuar Memli Krasniqi dhe Ramush Haradinaj

Ramush Haradinaj (AAK), Memli Krasniqi (PDK)

Në 25-vjetorin e Masakrës së Izbicës, Memli Krasniqi, kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, ka kujtuar këtë masakër, në të cilën, mbetën të vrarë 147 persona.

Krasniqi është shprehur se kjo masakër e kujton çmimin e shtrenjtë të lirisë që e ka paguar populli ynë.

Sipas Krasniqit, shteti vazhdon ende të kërkojë drejtësi.

“Në 25 vjetorin e këtij krimi makabër, familjarët, shoqëria dhe shteti ynë vazhdojnë të kërkojnë drejtësinë e munguar deri sot dhe dënimin e kriminelëve përgjegjës. Asnjëherë nuk do të harrojmë,” ka shkruar Krasniqi.

Ndërkaq, rikujtim pati edhe nga kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.

Përmes një postimi, Haradinaj ka shkruar se çdo ditë në kalendarin e shqiptarëve është dëshmitare e dhimbjes, por edhe e heroizmit.

“Ne fundin e marsit 1999, kur Kosova po digjej në të katër anët, bashkëluftëtarët e mi të Zonës Operative të Dukagjinit, thyen keq armikun në Betejën e Pozharit. Kjo betejë u shënua me emrat e heronjve të saj, Elez Geci e Maxhun Berisha,” ka shkruar Haradinaj.

Në Izbicë të Skenderajt u vranë 147 shqiptarë të pafajshëm, e Haradinaj e quan egërsi e barbarizëm.

“Egërsia e shtetit fashist serb, do të shfaqej po atë ditë në Izbicë, ku barbarisht do të vriteshin 147 shqiptarë të paarmatosur, mes tyre gra, fëmijë e pleq, përfshirë Dafinën gjashtëmuajshe”.

“Këtë ditë e kujtoj edhe për faktin se është dita kur themeluam Brigadën 137 Gjakova, brigada e parë urbane në Kosovë, përbërë nga bijtë e bijat më të mira të Atdheut,” shkruan Haradinaj.

“Secila ditë në kalendarin e shqiptarëve është dëshmitare e dhembjes e vuajtjes, por edhe e lavdisë, krenarisë e heroizmit.”

Shija e redaktorit

Këto janë libraritë ku mund t’i gjeni tekstet shkollore të...

Shtëpia botuese “Dukagjini” njofton se ka filluar shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 dhe tashmë janë në dispozicion në të gjitha libraritë partnere...

Fillon shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 nga shtëpia...

Shtëpia botuese “Dukagjini” ka nisur zyrtarisht shitjen e teksteve shkollore për vitin e ri shkollor 2025/2026. Prindërit, mësimdhënësit dhe nxënësit tani mund t’i gjejnë...

50 autoblinda për Kosovën, Ambasada amerikane: Tjetër hap në angazhimin...

Të premten është mbajtur ceremonia e pranim-dorëzimit të autoblindave të reja të prokuruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Forcën e Sigurisë së...

Të fundit nga rubrika