Rrezarta Krasniqi, ish-deputete dhe tash kandidate e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për deputete në zgjedhjet e parakohshme që do të mbahen më 28 dhjetor, në emisionin Debat Plus ka thënë se është kundër një marrëveshjeje mes LDK-së dhe Lëvizjes Vetëvendosje.
“Për mua, është e pamundur me u përputh LDK me Lëvizjen Vetëvendosje. Unë vetë nuk mundem me përkrah një kryeministër çka ka bërë në këto 4–5 vite”, ka thënë ajo.
“Sa i përket bashkëpunimit me Albin Kurtin, nuk di a ka votues tonë, a ka njerëz që dojnë me bashkëpunu na me Albin Kurtin”, ka deklaruar Krasniqi.
Krasniqi tutje ka akuzuar qeverisjen e Lëvizjes Vetëvendosje për mungesë transparence sa i përket dialogut në Bruksel me Serbinë.
