Kandidatja për deputete nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Rrezarta Krasniqi, ka reaguar ndaj deklarimeve të fundit të kryeministrit Albin Kurti, i cili, sipas saj, po tenton të flasë sot në emër të presidentit historik Ibrahim Rugova, ndonëse për vite me radhë e ka fyer dhe denigruar figurën e tij.
Krasniqi e cilëson këtë qasje si “hipokrizi të pastër”.
“Albin Kurti sot flet në emër të Ibrahim Rugovës, ndërsa dikur e quante “kolaboracionist”.
Kjo është hipokrizi e pastër politike. Nuk mund ta fyesh Rugovën për vite dhe sot ta përdorësh emrin e tij për hallin tënd politik.
Presidenti Rugova dhe LDK-ja përfaqësojnë urtësi, maturi dhe orientim perëndimor, gjithçka që Kurti e ka luftuar. Ta përvetësosh Rugovën pasi e ke sharë, është fyerje për familjen Rugova, historinë dhe qytetarët”, ka shkruar Krasniqi në Facebook.