Krasniqi: Është pranuar kërkesa e PDK-së për dorëheqjet individuale të anëtarëve të Qeverisë

Kreu i PDK-së, Memli Krasniqi, tha se gjatë takimit të Komisionit të përkohshëm është pranuar kërkesa e partisë së tij që anëtarët e Qeverisë, të zgjedhur deputetë, të dorëzojnë dorëheqje individuale

Kreu i Partisë Demokratike të Kosovës [PDK], Memli Krasniqi ka deklaruar se aktualisht PDK është prezent në Kuvendin e Kosovës për zhbllokimin e situatës aktuale të Kuvendit.

“Ne kemi ardhur për zhbllokimin e Kuvendit. Kemi ardhur për mundësinë e betimit të deputetëve dhe zgjedhjes së kryetarit dhe nënkryetarit të Kuvendit. Sepse u miratu propozimi i PDK-së për zhbllokimin e kuvendit”, tha Krasniqi.

Krasniqi deklaroi se propozimi i PDK për dorëheqjen e kabinetit qeveritar është miratuar gjatë takimit të Komisionit për Verifikimin e Mandateve të deputetëve.

“Komisioni u mbledh prapë. Kërkesa dhe rekomandimi I përfaqësuesit të PDK-së, Përparim Gruda iu është pranuar dhe do të evidentohet se Kryeministri dhe së ministrave, të japin dorëheqje individualisht. Duke marrë shembull edhe praktika të mëhershme. Ka ndryshime legale të situates për procesim tutje të votimit të raportit as hoc të verifikimit të mandateve dhe mundësimin e betimeve të deputetëve. Dorëheqjet janë evidentuar saktësisht”, tha ai.

Shija e redaktorit

Rama e Çeku përballen më 6 nëntor për Prishtinën në...

Të enjten, studio e “Debat Plus” në TV Dukagjin do të jetë nikoqire e debatit vendimtar për garën për Prishtinën në raundin e dytë...

Njohja nga Siria, ambasadori gjerman përgëzon Osmanin

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, ka reaguar pas njohjes së paravarësisë së Kosovës nga Siria. Rudolph ka përgëzuar presidenten e vendit, Vjosa Osmani...

Kurti pritet nga Macron në Pallatin Presidencial në Paris

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, është pritur nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në pallatin presidencial Elysee, ku mori pjesë në darkën...

Të fundit nga rubrika